Letra e bujshme e Kryeministrit drejtuar ministrave në pranverën e këtij viti ka zgjuar interes lidhur me cilësinë e qeverisjes por ka një grup tjetër qytetarësh që e kanë lexuar krejt ndryshe.
Një forum i quajtur Observatori Kombëtar kundër Islamofobisë konsideron se letra e Kryeministrit drejtuar ministrave është mbushur me një fjalor islamofob.

Rama me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, Janullatos
Ja cfarë shkruhet në mesazhin e tyre:

Mediat dhe forumet myslimane shpeshherë kanë reagur ndaj sjelljeve apo deklaratave të Ramës që direkt apo indirekt prekin këtë pjesë të qytetarëve.
Vetë Kryeministri u vu në qendër të kritikave nga media arabe kur gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe ministrat Tahiri, Bushati dhe Ahmetaj, vizitoi një xhami duke mbajtur mbathur këpucët
Rama viziton xhaminë me kepucë të mbathura
Por pak kohë më vonë ai e korrigjoi këtë gabim kur vizitoi këtë vit xhaminë e Dragostunjës, një fshat në Librazhd.

Rama me çorape të kuqe në xhaminë e Dragostunjës




