Bashkia e Vlorës ka shpërndarë një regjistrim të kamerave të institucionit ku shihet një person që vjedh një nga fotot që janë vendosur në korridorin e bashkisë.
Sipas regjistrimeve i bie që foto e vjedhur të jetë ajo e Gjikës, pasi në renditje ajo ishte në krye të korridorit.
Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës për tre mandate, Shpëtim Gjika është revoltuar me mungesën e fotos së tij në institucionin e bashkisë.
Ai postoi sot edhe një mesazh:
“Ka disa ditë që nga ambientet e Bashkisë Vlorë, në radhën e kryetarëve që e kanë drejtuar këtë institucion, është hequr fotografia ime!
Fillimisht e mendova si një lapsus, dhe prita të korrigjohej!
Gjë që as sot nuk ndodhi!
Nuk është mungesa e fotos time gjeja që më shqetëson më së shumti!”, shkruan ndër të tjera Gjika




