Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC RULI/Ju ka dështuar modeli!

10/09/2015
GENC RULI/Ju ka dështuar modeli!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Modeli socialist qe pretendonte te nxiste Rritjen ekonomike, ne fakt ka sjelle vetem ngercin e nje ekonomie qe nuk po rritet. Politikat ne kto dy vjet goditen forte pikerisht ata sektore qe gjeneronin me shume rritje ekonomike si ndertimi, bujqesia apo dhe eksportet.

Modeli qe pretendonte te rriste ndjeshem investimet, ska bere gje tjeter vecse ka tkurur Investimet e huaja nepermjet aplikimit te taksave me te larta ne rajon . Por i njejte eshte dhe fati i investimeve te brendeshme i shkaktuar me shume nga shterimi i kredise bankare por dhe nga qendrimet shantazhuese te shtetit ndaj vete bisnesit.

Modeli qe pretendonte te rriste ndjeshem punesimin, riti vetem numrin e zyrave te punesimit dhe faktikisht ka rritur me tej dhe vete papunesine.

Modeli qe pretendontete rriste mireqenjen per shumicen e shqipetareve, solli ne fakt renjen e te ardhurave reale per fryme, uljen se fundi dhe te pages reale por dhe te pensioneve apo dhe te asistences sociale.

Modeli qe pretendonte te ulte taksat per shumicen e shqipetareve ne fakt po kesaj shumice vetem jua rriti taksat.

Modeli do te deshtonte, sikurse po e provon tashme deshtimin, sepse ai nuk u ndertua mbi zgjedhje dhe zgjidhje te urta e racionale situates reale te ekonomise kombetare e as rrethanave konkrete te zhvillimit te saj. Ai qe vetem nje kompozim futurist e kaotik qe kishte vetem qellimin per tu shitur si nje model novator , i papare ndonjehere me pare , krejt i ndryshem nga gjithshka e ngjashme qe eshte ndertuar ndonjehere mbi kete toke.

Modeli juaj synoi mbi te gjitha qe te deklamohej si nje manifest tipik i se majtes se re europiane ( neë labour), se sa te shikonte realisht ne sy sfidat konkrete te kesaj ekonomie te vogel e ende te prapambetur te Ballkanit. Dhe, nen kte zell novator u be shartimi i keq i disa ideve me te bujshme por dhe me te diskutueshme sot, te se majtes europiane. Si psh , shteti i mireqenjes sociale( ëellfareismi) me taksa qe ulen per 95% te shqiptareve,shteti i kohezionit social me me shume ndershmeri ne shperndarjen e te ardhurave nepermjet aplikimit te takses se “ndershme”progresive, etj.

Dhe ky shartim aventuresk beri qe pikerisht ne pikun e krizes ekonomike te transferohej ndjeshem barra e taksave ne kurrizin e dy kategorive sociale me dinamike te shoqerise sone; biznesit dhe shtreses se mesme e profesionisteve te punesuar apo vetepunesuar. Pra u godit biznesi , shtresa qe me punen e iniciativen e saj krijon pasurine kombetare, dhe klasa e mesme shtresa qe ne fakt ka nje rol te pazevendesueshem ne mireadministrimin e kesaj pasurie.

Por nuk qe me i paket kusuri edhe per shtresat e tjera , pra per ate shumice qe vec do te perftonte sipas modelit socialist. Ajo u be pre e ritjes se cmimeve te disa mallrave te konsumit te shkaktuar nga ritja e disa taksave apo akcizave, e uljes se atyre investimeve apo financimeve publike prej te cilave ajo perftonte, ajo u be pre dhe e nje fushate inatcore e te ngutur per te paguar brenda dites detyrime kontraktore apo fiskale qe nuk ishin paguar per dhjetra vite me rradhe.

Do ta keni te zorshme te gjeni ndonje shtrese sociale qe eshte asistuar apo stimuluar nga ky Model.

Modeli deshtoi sepse ai qe i coroditur e kontradiktor qe ne ngjizjen e tij. Rriti ndjeshem taksat ne nje moment gati recesioni ekonomik e ngerci financiar, ne prezence te nje informaliteti ekonomik ende te larte e te nje administrate fiskale ende te pakonsoliduar.Dhe pasoja qe e dukshme dhe e shpejte, ne vend te rritjes se te ardhurave publike u rrit evazioni, fshehja e aseteve , informaliteti por dhe u frenuan dukshem investimet e privatit.

Sjellja e shtetit ndaj qytetarit e bisnesit u cfaq me se shumti si nje qendrim arrogant e ndeshkues. Sigurisht ne Shqiperi ka ende nivele te larta te informalitetit ne ekonomi, ka ende evazion te larte dhe gadishmeri te ulet te individit ne pagimin e taksave , cmimit te energjise apo te ujit. Por keto fenomene nuk duhen pare si nje qendrim sfidues apo refuzues qe individet po i bejne qeverisjes se Rilindjes.

Modeli socialist qe shpalli me buje se realizuesit e tij do te ishte armata e nepunesve e drejtuesve te perzgjedhur sipas parimit te meritokracise, njerezve te talentuar e te perkushtuar, ne fakt solli uzurpimin e funksioneve drejtuese ne administrate nga bajlozet e klaneve te pushtetit, nepotizmin e kronizmin me vulgar, apo individe CV- te e te cileve ishte ekselente vetem persa i perket zinxhirit te veprave penale qe kishin kryer apo te denimeve qe kishin marre.Pjesa me pak e rezikshme, por gjithsesi e padobishme e meritokracice rilindase, qene vetem “bletet puntore ” te perzgjedhura nga vete kryeministri. Por pas dy vjetesh dhe kto blete na dolen vetem grereza.

E niset qeverisjen me slloganin e goditur “Fjala jone eshte vec puna”, dhe pa u shuar oshetima e tij ne po shohim qe Puna juaj eshte vec Fjala.

Modeli juaj , ne te fundit koment qe mund te bej per te sot, nuk eshte asgje tjeter vecse nje makineri marketingu e publiciteti politik. Ai deri me sot ka prodhuar vetem fare pak rezultate, por.. ka prodhuar shume reklame. Ky eshte i vetmi shkelqim i modelit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.