Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët që ishin kundër. Tirana dhe Prishtina heshtin për Marrëveshjen e Preshevës

12/09/2015
Shqiptarët që ishin kundër. Tirana dhe Prishtina heshtin për Marrëveshjen e Preshevës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa mediat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri si dhe pothuajse gjithë politika shqiptare e Luginës e kanë quajtur marrëveshjen e sotme të Preshevës si historike, ka pasur edhe shqiptarë që kanë qënë kundër saj.

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (PMB) nuk do të duhej që ta kopjojnë e imitojnë Beogradin dhe as të kufizohen vetëm te reagimet ndaj tij.

“‘Zajednicën’ në Kosovë nuk e kërkuan serbët e Kosovës por Beogradi i cili do më shumë territor të Kosovës për Serbinë e jo më shumë të drejta për serbët në Kosovë. Prandaj, politikanët shqiptarë në PMB duhet që njëkohësisht ta kundërshtojnë ‘Zajednicën’ e Vuçiqit me Mustafën në Kosovë e jo ta legjitimojnë atë me pasqyrim kërkese”, thuhet në komunikatën e Vetvendosjes.

Për më tepër, sipas Vetvendosjes, “kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duhet ta tërheq dhe ta shpallë të pavlefshme ‘Zahvalnicën’ që ia dha Vuçiqit para dy muajsh e të cilën nuk e publikoi asnjëherë se çfarë shkruante aty”.

Por edhe në Preshevë kishte shqiptarë që bojkotuan marrëveshjen. Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Luginë, Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.

Ndërkaq ngjarja e rëndësishme në Preshevë është ndjekur nga një heshtje e thellë nga politika në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Në Tiranë i vetmi reagim që ka ardhur ishte ai i deputetes Mesila Doda që konsideron se “krijimi i asociacionit, është padyshim një lajm I mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi te bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizoje shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirsimin e kushteve ekonomike, politike e sociale”.

Zyrtarët e Tiranës nuk janë shprehur kundër por as nuk kanë reaguar ndaj marrëveshjes së Preshevës.

Politika zyrtare në përgjithësi nuk reagon ndaj ngjarjeve në rajon por as zyrtarët e opozitës nuk kanë thënë ndonjë fjalë përfshirë edhe nacionalistë si Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi.

Edhe zyrtarët e Kosovës në qeveri apo parti politike kanë heshtur vec Vetëvendsojes. Nuk kemi asnjë deklaratë nga Mustafa, Thaci, Haradinaj, Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026
Berisha: Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm

Berisha: Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.