Shqipëria nominon për Oscar filmin Bota

Shqipëria nominon për Oscar filmin Bota

76
0
Shares

Një debutim poetik, Bota, me ngjarje të vendosura në zonë të izoluar përdorur më parë si vend internimi për kundërshtarët e regjimit komunist, është nominimi shqiptar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në Academy Awards, shkruan hollywood reporter.

Shkruar nga Iris Elezi dhe drejtuar nga Elezi dhe burri i saj i lindur në SHBA, Thomas Logoreci, Bota është një histori e vendosur në një kafene të izoluar por që nuk mund të fshihet nga bota.

Filmi, i cili kishte premierën e tij parë ndërkombëtare vitin e kaluar në Karlovy fitoi çmimin e kritikës Fedeora, ka filluar të shfaqet në fillim të këtij viti në San Francisco IFF.

Filmi Bota ka fituar edhe disa cmime të tjera si është një çmim special i jurisë në Festivalin e Filmit të Evropës Juglindore në Los Angeles, çmimin e publikut dhe çmimin FIPRESCI në festivalin e filmit Reykjavik. Fundjavën e kaluar, ai çmimin subjekti më i mirë në festivalin e Filmit Ballkanik në Pogradec.

Filmi është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, dhe është prodhuar nga Partner Media Investment dhe Erafilm, me mbështetje nga fondet kulturore italiane, Eurimages, Qendra Kombëtare e Filmit dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY