“Martin Shkreli, të rëntë AIDS”. Milioneri shqiptar i urryer i Amerikës

“Martin Shkreli, të rëntë AIDS”. Milioneri shqiptar i urryer i Amerikës

78
0
Shares

Ka shkaktuar një stuhi kritikash të zemëruara rritja e çmimit të një ilaçi vendimtar në luftën kundër kancerit dhe SIDA-s në SHBA, nga 13 dollarë në 750 për një pilulë të vetme.

Në qendër të zemërimit është një shqiptaro-amerikan, 32-vjeçari Martin Shkreli, i cili vetëm një vit më parë po lavdërohej për suksesin e tij në botën e të ashtuquajturve “fonde gardh”, ku ishte bërë multimilioner më moshë fare të re

Në krye të kompanisë Turing Pharmaceutical, Shkreli ka mbikëqyrur blerjen e të gjitha të drejtave për shitjen e ilaçit të quajtur Daraprim dhe menjëherë ka njoftuar rritjen stratosferike të çmimit.

Shumë kritikë po e shohin si një nga rastet klasike të kompanive farmaceutike që fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund të jetojnë pa këto ilaçe.

Kandidatja për presidente Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër këtij veprimi dhe ka paralajmëruar se nëse zgjidhet do të marrë masa që ky lloj abuzimi nga tregu të pushojë. Deklarata e ankesa nga grupe mjekësh, organizatash humanitare e aktivistë të shumtë janë kapur pas këtij rasti.

Në rrjetet sociale me mijëra vetë sonte i uronin AIDS ose sëmundje të tjera të tmerrshme Martin Shkrelit për këtë veprim.

Drejtuesi i Turing Pharmaceutical ka dalë në disa intervista televizive sot për të mbrojtur vendimin e tij. Ai thotë se kompania e tij është e detyruar të ngrejë çmimin për të subvencionuar studime të tjera që po bëhen në kët fushë.

“Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli në shumë nga këto intervista.

Ai pranoi se tregu është i shpesh i ashpër por tha se është e padrejtë që po veçojnë rastin e tij. Turing nuk është kompania e parë që merr një vendim të tillë duke ngritur çmimin e një ilaçi dhe se kompani shumë më të pasura e më të mëdha sesa kompania e tij kanë ngritur çmime shumë më lart se sa po e ngre ai çmimin e Daraprimit.

Argumentet e Martin Shkrelit nuk i kanë bindur kritikët. Mjekët që po ankohen thonë se ilaçi po funksionon shumë mirë kështu siç është. Dhe se kërkimet shkencore për një ilaç më të mirë nuk janë urgjente dhe mund të financohen me mënyra të tjera, pa rritur çmimin kaq shumë.

Kritikët vënë në dukje se Daraparimi nuk është ndonjë ilaç i ri. Ai zbulua dhe po përdoret për 62 vjet me radhë, plot 30 vjet përpara se të lindte Martin Shkreli në këtë botë. Çfarë ishin thonë ata kompanitë që e shitën për 62 vjet me çmime normale? Budallenj? 13 dollarë e 50 cent për një pilulë të vetme duket çmim jo i vogël. Të gëlltisësh 750 dollarë më një veprim, të ngec në fyt. Kjo është e rëndë për xhepin e kujtdo të sëmuri, po sigurisht edhe për kompanitë e sigurimit shëndetësor, apo buxhetit të shtetit për të varfrit.

Për 62 vjet, ky ilaç ka qenë në treg, derisa Shkreli dhe kompania e tij kanë blerë të drejtat e kujtdo që e prodhonte dhe shiste dhe tani pa asnjë konsideratë për pacientët kanë rritur çmimin kaq shumë.

Një numër shkrimesh vënë në dukje se nuk është hera e parë që Martin Shkreli blen të drejtat e shitjes së ilaçeve dhe ua ngre jashtëzakonisht çmimin, ndonëse kjo rritje 5,440 herë më shumë është e paprecendentë për të. Po në një rast të mëparshëm, të cituar, ai e ka ngritur 2,000 herë më shumë çmimin.

Martin Shkreli i urryer është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që në dy dekadat e fundit janë punësuar me sukses në fushën bankare dhe financiare, duke krijuar rrugë suksesi të ndryshme nga ato tradicionale në komunitetin shqiptar në SHBA. Mes tyre, Shkreli është nga më të suksesshmit.

Vjet, Shkreli ishte më shumë në lajme për veprimtaritë e tij filantropike. Ai dha një milion dollarë për shkollën e mesme ku ka studjuar si dhe për një numër fondacionesh të tjera.Illyria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY