Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshimet kushtetuese, LSI ndal PS-në. Ministrja Felaj nis bisedime me opozitën

22/09/2015
Ndryshimet kushtetuese, LSI ndal PS-në. Ministrja Felaj nis bisedime me opozitën
Share on FacebookShare on Whatsapp

PS dhe LSI janë të ndarë në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat nevojiten për zbatimin e ligjit të pritshëm të dekriminalizimit të politikës dhe institucioneve. Televizioni më i madh në vend i cili mbështet kryesisht koalicionin qeverisës ka renditur në një kronikë të tij një sërë veprimesh dhe deklaratash që e dëshmojnë bllokimin e mundshëm nga ana e LSI-së të ndryshimeve në Kushtetutë.

28 deputetë socialistë firmosën nismën për ndryshimin e Kushtetutës, që i hap rrugën miratimit të aktit ligjor për pastrimin e politikës dhe administratës nga personat me rekorde kriminale.

Në këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, Partia Socialiste ka qenë e vetme, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim i ka rezistuar kërkesës së aleatit të madh për t’iu bashkuar draftit për ndryshimet kushtetuese.

Top Channel ka mësuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është njohur me draftin dy ditë më parë, por nuk i është bashkuar atij. Aktualisht, projekti është i pafirmosur nga ndonjëri prej deputetëve të LSI-së.

Mospërfshirjen në këtë nismë e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në një bisedë telefonike, ai sqaroi për Top Channel se, arsyeja e mosfirmosjes lidhet me konsensusin dhe gjithëpërfshirjen që i nevojitet procesit. Një qëndrim që LSI-ja e ka mbajtur edhe më herët.

“Çdo projektligj, përfshi këtu edhe amendamentet për ndryshimet kushtetuese, duhet të kalojnë nga komisioni i posaçëm parlamentar për këtë çështje”, tha zoti Vasili. Sipas tij, është e nevojshme që “çdo nismë të gjejë konsensusin e të gjitha palëve dhe pastaj të avancohet më tej”.

Kryeparlamentari Meta deklaroi ditën e premte se, mes dy drafteve ka përputhshmëri të lartë dhe është e mundshme gjetja e një rruge të ndërmjetme.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Rama, në intervistën e dhënë në “Top Story”, ku tha se ngjashmëritë mes dy drafteve janë të mëdha, me përjashtim të disa propozimeve, që ai i quajti “shpikje alla-shqiptarçe” të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, paraditen e së hënës, kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse do të mund të arrihet një konsensus siç kërkon aleati Ilir Meta, preferoi të mos japë një përgjigje.

Por, nga ana tjetër, ai nuk ka qëndruar duarkryq. Burime jozyrtare konfirmuan për Top Channel se, qeveria ka hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me opozitën. Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, dhe kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, kanë nisur komunikimin për dakordësimin e një drafti të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.