Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Miratohet ligji i Kuponit, 6 ndryshimet më të rëndësishme

23/09/2015
Miratohet ligji i Kuponit, 6 ndryshimet më të rëndësishme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ligji për procedurat tatimore u miratua sonte me shumicë votash në Parlament. 74 deputetë votuan pro, 19 kundër, asnjë abstenim.

Mazhoranca nuk mori parasysh propozimin eopozitës për të hequr një nen sipas të cilit blerësit i lind e drejta që të mos paguajë mallin e blerë në rast se nga ana tjetër, nuk i jepet kuponi tatimor.

Në vijim janë ndryshimet më të rëndësishme në ciklin e ndëshkimeve për shkeljet në pagesat e tatimeve dhe lëshimine kuponit tatimor:

1. Nëse një biznes ndryshon adresën dhe nuk e raporton atë në QKR apo tek tatimet, do të ndëshkohet njësoj sikur është i paregjistruar.

2. Ndalon tregtarët e shumicës të shesin mallra me pakicë tek konsumatorët finalë. Kjo do të thotë se këto tregtarë nuk mund të shesin më me kuponë tatimor tek individët, por do të shesin vetëm me faturë tatimore për bizneset e pakicës. Ky detyrim ka një periudhë tranzitore dhe hyn gradualisht në fuqi deri në 1 prill të vitit 2016.

3. Dënohet me gjobë deri në 15 për qind për çdo muaj bizneset që nuk paguajnë në afat tatimin mbi fitimin, këstet e të cilit janë të paracaktuara një herë në muaj ose një herë në tre muaj.

4. I jepet e drejta administratës tatimore për të konfiskuar 50 % të xhiros ditore të çdo biznesi që ka borxh ndaj tatimeve deri në rikuperimin e plotë të borxhit. Po kështu, tatimet mund ta kërkojnë këtë borxh edhe nga të tretët, të cilët kanë detyrime ndaj biznesit debitor.

5. Gjobat për punonjësit e paregjistruar janë 500 mijë lekë si për biznesin e madh dhe për biznesin e vogël. I njëjti penalitet llogaritet edhe kur biznesi nuk ka deklaruar pagën reale të punonjësit.

6. Mallrat e pashoqëruara me faturë: Për këtë shkelje ligji propozon 3 ndëshkime, gjobë në masën 10 milionë lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Ndërsa për moslëshimin e kuponit gjoba është 500 mijë lekë në konstatimin e parë dhe rivlerësim i të ardhurave për 6 muaj. Në rast përsëritje, klasifikohet si evazion tatimor që ndëshkohet deri në tre vjet burg.monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.