Është publikuar intervista që gazetari Artan Hoxha ka zhvilluar me dëshmitarin e mbrojtur Elvis Mataj sonte në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.
Ja si është zhvilluar biseda që pak orë më parë u shfaq edhe në video.
“Ka kulmuar në një presion të hapur që më është bërë para disa ditësh, 11 shtator I këtij viti ku më merr në telefon një jurist I OSHE që quhte Rezart Ruci, jurist I thjeshtë por ai merret me menaxhimin e dosjes. E njoh se kemi qenë pjesë e diksutimeve për dosjen.
Erdhi pranë zyrës sime, ishte vetëm dhe e dinte që ruhesha nga forcat speciale.
Më thotë:
-Kanë dalë disa dokumenta në shtyp. Ne kemi bindjen e plotë që këto dokumenta I keni nxjerrë ju.
– Po bën shaka , I thashë.
-Ti I ke nxjerrë dhe jemi të bindiur. Duam të dime sa ke nxjerrë dhe a do të nxirrni më.
-Unë I thashë nuk kam nxjerrë dokumenta dhe ky është shantazh. Dokumentat që kanë dalë në shtyp I disponoj një pjesë por një pjesë jo.
-Më tha I kemi verifikuar dhe del që këtë informacion që nuk e dispononi ju e ka nxjerrë Kastriot Ismailaj. Na jep informacion më tha se nuk do I kesh punët mirë.
-Po flet në emër të dikujt apo vet.
-Vet më tha.
-Këto që po thua janë kërcënim për jetën time. Në këtë moment mori telefonta e mi dhe I coi në tavolinë tjetër.
-Se mund të na përgjosh, tha ai.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/