Pak përpara se të vdiste, ndërsa merrte serumin, Tonin Tërshana nisi të këndonte “Erdhi pranvera”. Kështu kanë treguar familjarët për çastet e fundit të jetës së këngëtarit të madh, ndaj me tingujt e asaj kënge janë zhvilluar dje homazhet në hollin e RTVSH-së.
Ai është përcjellë në një ditë feste, atë të Kurban Bajramit, mes lotësh, por edhe zemëratës së kolegëve, se pse shteti vendosi ta ndihmojë aq vonë ekonomikisht, saqë vdiq në një shtëpi me qira.
Për kompozitorin Aleksandër Lalo, Tonini ishte një këngëtar i lindur, por që shteti e harroi. “Ishte një këngëtar i lindur, ai nuk u bë gjatë rrugës, nuk e ka pasur ndjenjën e karrierës, këndonte këngët që i jepnin. Një nga sëmundjet e kombit tonë është emigrimi, kam dëgjuar se atje mbante edhe thasë çimentoje, kjo shoqëri është e pandjeshme ndaj artistëve. Te komshinjtë tanë këndojnë edhe 70-vjeçarë dhe te ne të harrojnë që vera bëhet më e mirë kur rri”.
Justina Aliaj, këngëtarja e njohur që ka pasur bashkëpunime të ngushta me Tërshanën, shprehu mirënjohje për këngëtarin, duke theksuar se “ne duhet të shpëlajmë ndërgjegjen tonë që të rikthejmë të gjitha këto ikona dhe vlera të artit shqiptar që po na humbasin”. Ndërsa Osman Mula e cilësoi Tonin Tërshanën si këngëtarin që qëndronte me këmbë në tokë, si Vaçe Zela.
Në homazhe ka qenë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i dorëzoi 3 javë më parë një apartament social. panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/