Pas deklaratës së Ilir Metës se për CEZ nevojitet një hetim ndërkombëtar dhe se sugjeronte që hetimi të kryhej nga prokurorë amerikanë, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së.
I pyetur nga Shqiptarja.com se si e pret Ambasada amerikane ftesën e z. Meta për një hetim nga ana e SHBA-së për çështjen e CEZ, zëdhënësi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Ryan Roberts, shprehet se institucionet shqiptare të hetimit janë të vetmet që bëjnë hetime për cështje që lidhen tërësisht me qytetarët e Shqipërisë. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre.
Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit.
Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, u shpreh diplomati amerikan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/