Ja si mund të gjesh punë në Gjermani pa kërkuar azil?

Ja si mund të gjesh punë në Gjermani pa kërkuar azil?

99
0
Shares

Ka rrugë legale për të punuar në Gjermani, dhe për këtë nuk duhet kërkuar azil. Sa më shumë kualifikim profesional të keni, aq më shumë shanse ekzistojnë.

Kush do të kërkojë punë në Gjermani mund të aplikojë për një vizë për kërkim pune, e cila ofrohet nga ambasada gjermane në vend apo konsullata përkatëse. Një listë e përfaqësive diplomatike gjermane në botë gjendet tek kjo hartë:

(http://www.make-it-in-germany.com/de/fuer-fachkraefte/deutschland-kennenlernen/deutschland-vor-ort#c5049)

Po qe se qëndron në Gjermani me një vizë për kërkim pune nuk ke të drejtë të punosh. Por në momentin që e ke gjetur një punë, duhet të aplikosh për “Leje qëndrimi për qëllime pune”. Për këtë nuk ke nevojë të largohesh nga Gjermania, këtë mund ta aplikosh drejt në Gjermani. Këtë lloj vize e merr sigurisht kur provon se mund ta sigurosh vetë jetesën. Kush ka ardhur në Gjermani mund t’i drejtohet ashtu si qytetarët gjermanë edhe Agjencisë Gjermane të Punës. Po ashtu në internet mund të kërkosh punë në platformat që ofrojnë vende pune si
(xing.de)

Jetoj jashtë si ta gjej një punë në Gjermani?

Për ofrimin e vendeve të punës për ata të huaj që ndodhen jashtë është përgjegjëse Qendra e Jashtme e Ndërmjetësimit (ZAV) e Agjencisë së Punës
.(https://www.arbeitsagentur.de/web/content/DE/service/Ueberuns/weitereDienststellen/ZentraleAuslandsundFachvermittlung/VersionsDEEN/DeutscheVersion/willkommeninDeutschland/Detail/index.htm?dfContentId=L6019022DSTBAI520567).

Po ashtu dikush që kërkon punë mund të interesohet drejtpërdrejt në portalet e internetit apo të klikojë në faqet e internetit të firmave për të kërkuar aty ku ka vende të lira pune. Kush e njeh mirë gjermanishten e ka më të lehtë të gjejë një vend pune. Po ashtu duhen njohur më parë diplomat, dëftesat e vërtetime të tjera që provojnë shkollimin. Për njohjen këtyre dokumenteve ekzistojnë portale të tilla si (
https://www.bq-portal.de/ / www.anerkennung-in-deutschland.de/).

Kush ka gjetur një punë duhet t’i nënshtrohet edhe të ashtuquajturit verifikim i prioritetit, që do të thotë se një vend pune e merr një qytetar nga vendet e treta nëse për të njëjtin vend pune nuk merret një qytetar gjerman apo ndokush nga vendet e BE-së. Përjashtim bëhet këtu në rastin e super të kualifikuarve si edhe për të ashtuquajturat profesione me mungesë fuqie punëtore. Këto janë profesione, për të cilat në Gjermani ka shumë pak aplikantë, prandaj për këto profesione është hequr priorizimi. Në Gjermani kërkohet fuqi punëtore sidomos në infermieri, artizanate të ndryshme etj. Në listë të profesioneve ku aktualisht ka nevojë për vende pune e gjeni në adresën
:(http://www.make-it-in-germany.com/fileadmin/content/make-it-in-germany/PDF/positivliste_dt.pdf).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY