Fondet për ndërtimin e sheshit tek Ministria e Brendshme dhe Teatri Kombëtar nuk kanë qenë të planifikuara edhe për ndërtimin e bunkerit. Ambasada italiane përmes të cilës janë siguruar fondet për rikonstruksion të zonës ka protestuar lidhur me këtë ndryshim të beftë të projektit. Burime të besueshme thanë se pas protestave vëmëndja e ambasadës për atë që po ndërtohet në oborrin e ministrisë së Brendshme është rritur.
Prej disa ditësh organizata të të persekutuarve politikë, mbështetur edhe nga opozita po protestojnë për bllokimin ndërtimit të një bunkeri në hyrje të sheshit përpara ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq ndryshimi në projekt nuk është ndjekur as nga një aprovim nga bashkia. Veliaj ka refuzuar diskutimin kësaj cështjeje në këshillin bashkiak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/