Hajsek, akuzë të njëjtë me Ismailaj. Por a pengon ligji për marrëveshjen?

Hajsek, akuzë të njëjtë me Ismailaj. Por a pengon ligji për marrëveshjen?

65
0
Shares

Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë së shpërndarjes së energjise elektrike CEZ Shqipëri, Josef Hajsek, vendoset nën hetim, sipas top channel, si njëri nga bashkëpunëtorët e Kastriot Ismailajt, i arrestuar prej pesë muajsh për mashtrimin pesë milionë euro në dëm të shtetit shqiptar dhe CEZ.

Në fakt ligji që ka miratuar parlamenti shqiptar për marrëveshjen mes qeverisë dhe CEZ e bën shumë të vështirë hetimin e tij.

Akuzat që pritet të rëndojnë mbi kryetarin e bordit drejtues, Josef Hajsek janë dy:

-Prokuroria pohon në rrugë jo zyrtare se ka dyshime se Hajsek ka rol aktiv në skemën e mashtrimit, që dyshohet se ka nisur para lidhjes së kotratës së parë për mbledhjen e borxheve e që mban datën 1 tetor 2010. Sipas prokurorisë, Ismailaj ka paraqitur të dhëna të rremë dhe dokumenta fiktive për strukturën dhe eksperiencën e DIA-s, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregtar dy muaj para firmosjes së marrëveshjes, ndërkohë që në referim të tyre palët kanë firmosur.

-Episodi i dytë shprehen prokurorët ka lidhje me përcjelljen e këtyre materialeve të pavërteta mbi DIA-n në prag të marrëveshjes së dytë të shkurtit 2011, nga CEZ-i në Shqipëri drejt këshillit mbikqyrës të shoqërisë në Pragë. Por ajo që është më e rëndësishme është pranimi i një pune fiktive të DIA-s për afro një vit, ku për mbledhjen e borxheve CEZ i pagoi Kastriot Ismailajt gati 5 milionë euro dhe në këtë pikë, prokurorët nuk e përjashtojnë Hajsek nga abuzimi me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY