VENDIMI/ Berati, parkimi në rrugë së shpejti me pagesë

VENDIMI/ Berati, parkimi në rrugë së shpejti me pagesë

82
0
Shares

Rrugët e qytetit të Beratit do të kthehen me pagesë për parkimin e makinave. Bashkia ka përgaditur një propozim që pritet të votohet në mbledhjen e këshillit bashkiak më 30 shtator. Sipas këtij vendimi do të shpallen zona parkimi një pjesë e mirë e rrugëve të qytetit cfarë do të shtojë edhe më tej shpenzimet për qytetarët.

Ndërkaq parashikohet të rritet edhe çmimi i vendparkimeve të rezervuara.

berati bashkia faksimile

Ne faksimile projektvendimi i bashkise per parkimin me pagese.

Namir Lapardhaja, një prej drejtuesve lokalë të PD tha se praktikisht me relacionin e paraqitur “Mbi caktimin e zonave te parkimit me pagese”, te gjithe segmentet rrugore ne Berat shnderrohen ne parkim me pagese dhe kemi edhe rritjen e nivelit te tarifes se automjeteve per vendet e rezervuara nga 4000 dhe 6000 leke/vit perkatesisht per institucionet shteterore dhe kategorite e tjera ne 12 mije leke per cdo rezervim vend parkimi.

Ai tha se këshilltarët demokratë do ta kundërshtojnë këtë propozim të bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY