FADIL TERNOVA/Kapet i tmerrshmi i Bulqizës me fishek në gojë

FADIL TERNOVA/Kapet i tmerrshmi i Bulqizës me fishek në gojë

382
0
Shares

Pas një operacioni të kryer nga forcat Renea, Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit dhe policia e Dibrës në kuadër të operacionit të koduar “FORTUNA”, u bë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar, Fadil Tërnova, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vajkal, rrethi Bulqizë.

Tërnova është i dënuar me 9 vite burg per veprat.penale: “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake”. Ai është arrestuar dy herë por ka dalë me dënime të lehta. Ndërkohë përgjatë betejave që ai ka zhvilluar në Dibër është plagosur edhe vetë.

fadil ternova armet

Ne foto, armet e Ternoves te kapura gjate operacionit policor

Në momentin e kapjes këtij shtetasi ju gjet në brez dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një Pistolete Mod.54 kaliber 7.62mm me fishekë në gojë si dhe dy kreherë të mbushur me 16 fisheke caliber 7.62mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua ne cilësine e provës materiale edhe nje automatik Kallashnikov me dy krehera me fishekë, 60 copë.

Shtetasi Fadil Ternova është person me rrezikshmeri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale dhe konkretisht;

Më datë 9 dhjetor 2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T, Fadil Ternova ka qëlluar me pistoletë shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.

Me date 19 janar 2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova u be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e proves materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg.

Me date 24.11.2012, është shpallur në kërkim nga ana e Komisiariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbëmi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestur shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që I është llogaritur 3 vite burg)

Ky shtetas dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në teritorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.

Gjatë operacionit të ditës së sotme është arrestuar në flagrance edhe shtetasi Veli Nika 29 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Vajkal rrethi Bulqize.

Ky shtetas është arrestuar për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” pasi ka ndihmuar shtetasin në kërkim Fadil Ternova duke e transportuar me automjet.

Shtetasi Veli Nika dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale në territorin e Bashkisë së Bulqizës dhe Dibrës si dhe është proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqesor Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armeve e municioneve luftarake”. Si dhe në ngakrim të shtetasit Veli Nika për veprat penale “Perkrahje e autorit te krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY