Rrethim tropojanit në fshatrat e Pejës, policia gati për luftë

Rrethim tropojanit në fshatrat e Pejës, policia gati për luftë

103
0
Shares

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në rajonin Pejës, ku besohet se është lokalizuar Agim Madani, i dyshuar për disa vjedhje, një vrasje dhe dy tentative vrasjeje.

Madani është shtetas i Shqipërisë nga Tropoja, dhe është në kërkim prej kohësh, pasi kohë më parë në Shqipëri kishte kryer një vrasje. Mirëpo, prej kohësh ai është duke i trazuar fshatrat e rajonit të Dukagjinit, kryesisht ato të Pejës dhe të Deçanit, me vjedhje dhe plaçkitje të ndryshme, raporton KTV.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin Pejës, Xhevat Ibraj, deklaroi se ky person është i shpallur në kërkim dhe se patrulla policie prej kohësh janë duke punuar për kapjen e tij.

Ibraj ka thënë se ky person është i rrezikshëm dhe se në terren janë njësitet adekuate.

Ditë më parë, Madani derisa po kryente një vjedhje në një fshat të Pejës, kishte plagosur një pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, ai vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm, pasi besohet të jetë rëndë i armatosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY