Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanit e Kastriot Ismailajt, i dyshuar për aferat me kompanin çeke CEZ-Shperndarja dhe i arrestuar për akuzat e mashtrimit në shuma të mëdha dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim.
ABC News ka arritur të siguroi skemat që drejtoria e pastrimit të parave ka ndërtuar mbi bazën e transaksioneve të ndryshme bankare të kryera nga Ismailaj dhe punonjësit e tij. Këto skema, tashmë janë administruar në dosjen penale në ngarkim të të dyshuarit Ismailaj, ku janë renditur në mënyrë të detajuar parate e depozituara, të transferuara në llogarite e tij, tërheqjet në “cash” si dhe transferimet e shumave të mëdha që Ismailaj ka bërë jashtë Shqipërisë. Siç duket edhe në këto skema, transfertat bankare mes kompanive që drejton Ismailaj dhe personave të tjerë kanë nisur në vitin 2006 duke vazhhuar deri në maj të këtij viti, kur me urdhër të prokurorisë efektivët blu i vendosen prangat.
Sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogarit bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer në shumë raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të njohura si ofsharë apo parajsa fiskale.
Në çdo transaksion të kryer, rezulton se Ismailaj është treguar i kujdesshëm, pasi në asnjë transfertë nuk kap shifrën e 1 mln eurove në një dërgese, por duke dërguar shuma të vogla në disa raste për të evituar kontrollin nga drejtoria e pastirmit të parave. Hetuesit thonë, se Ismailaj kishte informacion të sigurte pasi në dosje prokurorët thonë se në këto vende kërkesat ligjore apo kontrollet në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave janë të kufizuara. Sipas prokurorisë, dyshohet se këto transaksione kalonin nëpërmjet llogarive të kompanisë së Ismailajt, i cili mbante 3 % të vlerës dhe më pas shumën tjetër e transferonte në llogari të ndryshme të kompanive të huaja, që mendohet se po pastronin parat.
Nga ana tjetër, prokurorët thonë se pavarësisht hetimit të hollësishëm të të gjitha transaksioneve, ende nuk është arritur të evidentohet se ku janë dërguar parat që kompania e Kastriot Ismailajt “DIA” ka përfituar nga kompania çeke CEZ-Shpërndarja, e që kap shifrën e rreth 4.5 mln euro. Kjo shumë, sipas hetuesve është përfituar brenda 12 muajve, si detyrim për kompanin e Ismailajt për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të “DIA”-së për mbledhjen e borxheve të CEZ-Shpërndarjes.
Ndërkohë prokuroria tashmë ka sekuestruar disa llogari bankare të Kastriot Ismailajt dhe nënës së tij, që kapin shifrën e rreth 5 mln eurove. Për këto prara ka nisur hetim edhe prokuroria për krime të rënda në bazë të ligjit “Antimafia” e cila të hënën do ti kërkoi Gjykatës së krimeve të rënda konfiskimin e kësaj shume dhe kalimin e tyre në favor të theasarit të shtetit.abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/