Denoncimi i tmerrshëm i Mentor Kikisë/Kujdes, një infermiere vrasëse në QSUT

Denoncimi i tmerrshëm i Mentor Kikisë/Kujdes, një infermiere vrasëse në QSUT

165
0
Shares

Besoj e dini që qeveria ka një portal online për të denoncuar korrupsionin? Besoj e dini që ka edhe një komisariat dixhital, po për këtë punë. Po denonconi atëherë, cfarë prisni, pse ngelët duke u ankuar rrugëve? Por një paciante në spitalin Infektiv në QSUT nuk përdori as portalin as dixhitalin. Ajo denoncoi tek shefat e spitalit një krim, jo korrupsion, ndaj saj dhe pacientëve të tjerë. Doni ta dini cfarë ndodhi?

Pacientja ishte shtruar me infeskion në veshka. Pasi i përcaktojnë diagnozën, përcaktojnë edhe mjekimin dhe infermierja Dhurata Hima do ti bënte shërbimet. Në mënyrë të pacipë dhe të paturpë fare, ashtu sic i karakterizon një pjesë të bluzave të bardha tonat, ajo i kërkonte para sistematikisht për shërbimin dhe pacientja e vendosur nuk i jep. Atëherë fillon hakmarrja. Infermierja i bënte serumet dhe nuk I fuste antibiotikun që kishte përcaktuar mjeku, derisa këtë e pikas një kolege dhe njofton pacianten që priste të shërohej nga infeksioni por që merrte vetëm glukozë. Ndërkohë që shërbimi shndërrohet në kafshëror, duke ia ngulur agen në muskul e jo në damar.

Pacientja denoncon tek mjekët dhe në spital plas bomba. Verifikohen rastet dhe ajo nuk ia kishte bërë mjekimin sipas recetës së mjekut, në të paktën 4 raste. Pastaj i kishte thënë se nuk ka antibiotik. Pastaj zbulohet se antibiotiku që ishte hequr për pacianten në dollatin e infermierisë per 8 dite, ishte zhdukur, pra ishte vjedhur, e padyshim shitur….

Mjekët ishin pataksur. Ata marrin para, por jo deri në këtë pikë…. Pas një mbledhjeje urgjente, pacientja thërritet për të dëshmuar tek shefat e spitalit dhe përfundimisht pretendimet e saj konfirmohen. Paciantes I bëhen analizat nga e para për të mësuar se cfarë dëmi kishte pësuar nga mosmjekimi. Të gjithë mendonin se pas kësaj, infermierja Hima do të shporrej nga spitali dhe uronin pacianten për nderin që i bëri spitalit dhe pacientëve. Pastaj I gjithë personeli kishte shqyer gojën duke folur për maskarallëqet e kësaj infermiereje, që kishte qenë edhe shefe. Pacientja u bë heroinë e denoncimit dhe kurajos qytetare. Mjekët e tjerë e përgënzonin dhe nxisinin të mos hiqte dorë nga denoncimi, pasi infermierja arrogante i përulej tek dera e dhomës duke iu qaravitur qe ta falte.

Po pastaj?

Hic… kaluan ditë, pacientja qëndroi edhe 4 ditë më shumë në spital që të mjekohej. “Relacioni” nga spitali infektiv shkoi dhe në drejtorinë e QSUT por sërish hic. Infermireja vazhdon të jetë në punë, tashmë edhe më “e fortë”. Pacientja lë spitalin dhe takon shefin për herë të fundit, për të mësuar cu bë me denoncimin e saj. “I kemi lënë zotin”- kishte thënë ai. Bukur shumë. Ndërsa mjekët e tjerë kishin ulur kokën. Beteja ishte humbur. Kapardisjet e invermieres vrasëse se nuk kanë ci bëjnë, kishin qenë të vërteta.

Tani një këshillë: Shpërndajeni këtë denoncim që po bëj unë. Kush ka të afërm të shtruar tek Infektivi në QSUT bëni kujdes, mos e pranoni shërbimin e infermieres Dhurata Hima. Shefi i spitalit ka thënë se i ka lënë Zotin, por derisa Zoti ta marrë vesh se c’bëjnë “bijtë” e tij në QSUT, e hëngrët.

Ndaj ruhuni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY