Vitore Pecnikaj është pushuar prej disa ditësh nga puna dhe është ngujuar para ambienteve të shkollës ku punonte si mësuese në grevë urie.
Prej një viti ajo ka dhënë lëndën e histori-gjeografisë në shkollën nëntë vjeçare “Ali Demi” në Tiranë, por tashmë nuk mund ta zhvilloje më. Drejtoresha e ka larguar nga puna me argumentin mosplotësim të ngarkesës së orëve mësimore, por mësuesja thotë se në bazë të rregullores së Ministrisë së Arsimit kjo arsye nuk qëndron.
Vitorja mendon se largimi i saj nga puna ka tjetër qellim se “ e gjithë kjo bëhet për të future dike tjetër në vendin tim dhe se drejtoresha ka arritur deri të më kërcënoje që të largohem nga shkolla, për shqetësimin tim kam vënë në dijeni edhe drejtorinë arsimore dhe Ministrien e Arsimit, por ende nuk kam marrë një përgjigje”, shprehet mësuesja e Histori-Gjeografisë.
Ndërkohë ajo thotë se do të qëndrojë në greve urie, derisa dikush ti gjeje zgjidhje shqetësimin e saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/