Familjet shqiptare po shpenzojnë gjithmonë e më pak për mallrat e shportës .Të dhënat e Instat për tremujorin e dytë tregojnë se konsumi ka rëne me 3.16% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Ndërkohë ekspertët janë pesimistë për ritmet e rritjes ekonomike edhe për pjesën e mbetur të vitit.
Edhe për tremujorin e dytë të 2015 familjet shqiptare kanë kursyer në blerjen e ushqimeve në shenjë pasigurie për të ardhmen. Ky fenomen po kthehet në një problem shqetësues për ekonomien e vendit.
“Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi ne tremujorin e dytë 2015 u ul me 3,16 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014. Konsumi final i qeverisë, në tremujorin e dytë 2015 u ul me 1,26 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015. Konsumi final i organizatave jo-fitim prurëse, në tremujorin e dytë 2015 u rrit me 3,88 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, ky komponent zë peshë relativisht shumë të vogël. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 19,02 % krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2014”,- tha Gjergj Mano.
Sipas INSTAT, kryesorë në këtë rritjen ekonomike të tremujorit të dytë e kanë dhënë ndërtimi, Industria, energjia dhe uji, të ndjekur më pas nga arsimi.
Ajo që bie në sy gjatë periudhës Prill-Qershor është efekti negativ i taksave mbi produktet prej 5,21% dhe i subvencioneve me 11,64% kundrejt të njëjtit tremujor të 2014-ës. Përformancë të dobët ka shënuar Bujqësia me një rënie prej 0.16 % krahasuar më tremujorin e dytë të 2014.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/