DOKUMENTET/Dy vartës të tij pranuan fajin, skandali në vendimin e gjykatës ndaj...

DOKUMENTET/Dy vartës të tij pranuan fajin, skandali në vendimin e gjykatës ndaj Zyhdi Dajtit!

347
0
Shares

Gjykata e Tiranës shpalli para dy ditësh të pafajshëm Zyhdi Dajtin dhe tetë zyrtarë të tjerë të policisë ndertimore ose sic thirret tani INUK, ndërkohë që për të njëjtën akuzë pak muaj më parë shpalli të fajtorë dy vartës të tjerë të Dajtti që u akuzuan në të njëjtën ditë nga prokuroria.

Gjykata shpalli fajtor në qershor të këtij viti Arben Tofik Laçi, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në duke e dënuar me 2 vjet burgim.

Po ashtu gjykata me gjyqtar Bujar Krasniqi, shpalli fajtor të pandehurin Bledar Agron Aliaj, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Bledar Agron Aliaj, me 1 vit e 4 muaj burgim.

vendimi i pare

Faksimile e vendimit të gjykatës së Tiranës për dy inspektorët në qershor të këtij viti

Por në tetor të këtij viti vetëm tre muaj pasi e njëjta gjykatë por tjetër gjyqtar gjeti fajësi tek vartësit e Dajtit e konsideron të pafajshëm ish-drejtorin e Policisë ndërtimore dhe tetë vartës të tij.

Gjykatësi Artan Gjermeni jep vendim duke deklaruar të pafajshëm Zyhdi Dajti per kryerjen e vepres penale te “ Shperdorim detyre ” , të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Po ashtu ai shpall të pafajshëm te pandehurit Enkelejd Lamaj, Klara Mullaj, Armand Bano, Bledi Isufi, Vilson Dushku, Elvi Xhaxho, Elvi Xhaxho, Ismail Kamberi, Dorjana Ferhati.

vendimi i dyte

Faksimile e vendimit të gjykatës së Tiranës për Zyhdi Dajtin dhe 8 të akuzuarit të tjerëne shtator të këtij viti

Padia ishte e njëjtë për të 11 të akuzuarit. Ata akuzoheshin për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve apo mosveprimeve ne kundershtim me ligjin qe perben mospermbushje te rregullt te detyres nga ana e personit qe ushtron funskione publike, kur i kane sjelle atij ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale te padrejta apo kane demtuar interesat e ligjshme te shtetit, shtetasve apo personave te tjere juridike, nese nuk perben veper tjeter penale denohet me burgim deri ne 7 vjet”.

Dy inspektorët e gjykuar në Qershor, Arben Laçi dhe Bledar Aliaj, jo vetëm që nuk kërkuan falje por pranuan fajin duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY