Miku i Ramës, Soros, lobim tek Klinton për 21 janarin, ja...

Miku i Ramës, Soros, lobim tek Klinton për 21 janarin, ja emaili

115
0
Shares

Në publikimin e email-eve të Hillary Clinton-it, ish-Sekretares amerikane të Shtetit dhe aktualisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka shpëtuar as Shqipëria.

Prestigjiozja “Washington Post” ka botuar gjatë së hënës një artikull ku flitet për një email që Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë. Një email që sipas “Washington Post”, provon lidhjet e forta të Clinton-it me donatorët e fushatës së saj.

email i sorosit

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”.

Në email-in dërguar Sekretares së Shtetit, Clinton në atë kohë, Soros propozon që t’i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë. Ndërsa pika e dytë, e cila sipas George Soros duhet të bëhet në mënyrë urgjente, është caktimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Ai propozon tre emra, që sipas tij janë më të përshtatshëm për këtë funksion.

Emaili tregon lidhjen e forte te George Soros me zyrtare te politikes shqiptare. Prej kohesh ai njihet si mik i Edi Rames. Ish-zyrtare te fondacionit Soros dhe drejtuesh organizatash joqeveritare te financuara per gati 20 vjet nga fondacioni Soros ne Tirane, jane sot ne postet kyce te qeverise se majte.

Rama mori pjese ne dasmen e fundit te Soros para dy vitesh.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka muaj që ka nisur debati për përdorimin e email-it personal në kohën që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti. Madje, ajo është akuzuar për mos përdorimin e email-it zyrtar. Kjo çështje u bë edhe më e debatueshme kur zonja Clinton priste që të shpallte kandidaturën e saj për presidente brenda radhëve të demokratëve, e cila deri më tani është edhe emri më i favorizuar në radhët e partisë së Presidentit Obama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY