Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja dy dëshmi që tregojnë se FNSH nuk ka studiuar Opreacioni Obot

06/10/2015
Ja dy dëshmi që tregojnë se FNSH nuk ka studiuar Opreacioni Obot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy jetët e humbura, ajo e nënkomisar Simon Gjetës dhe e Ruzhdi Arishtës, mund të ishin evituar. Kështu është shprehur ish-shefi i FNSH-së, Hivzi Bushati edhe mjeku psikiatër Gjon Preci që është marrë më rastin sëmundjes së Arishtës.

Për ish kreun e FNSH në Shkodër aksioni Hivzi Bushati operacioni për ekzekutimin e 56-vjeçarit në fshatin Obot i Ri e quajti të pa studiuar mirë dhe të pa vlerësuar siç duhet, sepse FSHN ka shkuar në vendin e ngjarjes pa asnjë informacion, sipas tij personat që kanë dhënë urdhrat nuk e kanë studiuar situatën dhe duhet të jenë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur.

Hivzi Bushati është shprehur se, “Ka përgjegjësi konkrete. Kemi një operacion që ka përfunduar me humbjen e jetës së një nënkomisari të FNSH-së, por edhe të vetë Ruzhdi Arishtës, jetë të cilat mund të ishin evituar. Ajo që mund të them është se vajtja atje pa informacion dhe urdhri që është dhënë, janë të nxituara, të pamenduara. Duke ditur edhe numrin e forcave që ke, nuk duhet marrë përsipër iniciativa për të kryer veprime të tilla. Kur ka ndërhyrë FNSH-ja, nuk ka pasur as perimetër atje, as grupe të ndërhyrjes në banesë, por është marrë përsipër gati si personale. Arishta ka qenë edhe me tronditje psikike nga plagosja, pra, nga ngjarja që i ka ndodhur përpara se të qëllonte nënkomisarin e FNSH-së, dhe në këto kushte duhej të ishin thirrur mjekët që e kanë diagnostikuar dhe që e njohin mirë”, tha ish kreu i FNSH Shkodër Bushati në një intervistë për gazetën ‘Panorama’

Por edhe mjeku psikiatër që është marrë me rastin e Ruzhdi Arishtës thotë se, ndonëse 56-vjeçari njihej për problemet e tij mendore, askush nga uniformat blu nuk ka kërkuar informacion nga mjeket për gjendjen e Arishtës. Gjon Preçi shprehet se Arishta vuante nga një lloj skizofrenie që ia bënte realitetin si në gjendje lufte imagjinare.

“E njoh prej vitesh. Ka qenë pacienti ynë. Ka pasur një psikozë mjaft rezistente, paranoide të skizofrenisë ku gjithë mjedisi ku jeton i sëmuri bëhet armiqësor sipas tij, ndaj dhe reagon ashpër. Është interesante sepse gjendja psikotike të bën që të bësh edhe luftë imagjinare dhe sëmundja bën që ajo situatë reale lufte është e barabartë me një situatë imagjinare që ka në kokën e tij edhe në ditët e tjera. Kjo është arsyeja se pse Ruzhdi Arishta ka marrë masa dhe ka fortifikuar apo ka izoluar mirë vetveten, duke menduar se kur do t’i vijnë armiqtë. Ka qenë si në ëndërr, duke e perceptuar gjithnjë me një situatë konflikti me mjedisin rrethues”. Eshtë shprehur Preci për ‘Panorama’

Tashmë ka nisur një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të gjithë aksionin që çoi deri në ekzekutimin e 56-vjeçarit Ruzhdi Arishta, i cili i mori jetën nënkomisar Simon Gjetës dhe plagosi 21-vjeçarin Besar Sherbela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.