Një aktivitet që nuk është organizuar asnjëherë deri më sot në Shqipëri do të organizohet në Tiranë me 7 tetor. Bëhet fjalë për një koncert i cili do të bashkojë emra më të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj serbe, si një aktivitet që do t’i paraprijë ndeshjes Shqipëri Serbi i organizuar nga ‘Living Room Entertainment’. Organizatorët synojnë që përmes këtij koncerti të ofrojnë një mesazh qytetarie, duke ngjitur në të njëjtën skenë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova e Serbia shkruan “Panorama Sport”.
Në koncert do të interpretojnë live këngëtarët serbë Marko Nikoliç, Ljubomir Sobotoviç, Milan Sijak, Filip Pat, Aleksandra Josiç dhe Amir Karaliç.
Ndërsa muzika shqiptare do të përfaqësohet nga Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj dhe Eugent Bushpepa me grupin e tij, që do të sjellin live këngët më të njohura shqiptare të muzikës rock, ndërkohë që nga Kosova do të jenë këngëtarja me zërin e fuqishëm Flaka Krelani dhe grupi “Na”.
Koncerti do të zhvillohet në parkun prapa Kryeministrisë, të mërkurën, 7 tetor, ora 19:00.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/