Ky është momenti tronditës kur një njeri i dehur papritmas mor dy thika të gjata nga çanta e tij dhe sulmoi një klient.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant në provincën verilindore të Kinës, Liaoning.
Sulmuesi 58-vjeçar i tha policisë pas arrestimit se ishte zemëruar pasi konsumatori e kishte parë në sy.
Burri u godit me thikë 4 herë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Ai është dërguar në spital.
Incidenti ndodhi në qytetin Dalian, më 26 mars, raporton “Kankan News”.
Në video shihet kaosi i krijuar teksa njerëzit ikin pas sulmit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/