Në foto, makina e Liugj Gjergjit po transportohet pas vrasjes së tij
Arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim, te dyshuar si autore të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Nga Sektori i Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit:
– Akil Gradeci, vjeç 24, banues në Fshati Shkjezë, Bashkia Vau Dejës Shkodër.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
– Eduart Hulej, vjeç 32, banues në Fshatin Plezhë, Bashkia Vau Dejës, Shkodër.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Luigj Gjergji, vjeç 24, banues në Fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës, Shkodër.
Dyshohet se Luigji kishte ngacmuar motren e njerit prej vrasesve.
Vrasja ka ndodhur me datën 09.10.2015, rreth orës 02.10, pranë vendit të quajtur Karburant «Palushaj», në aksin rrugor Vau Dejës – Bushat Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të « Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim » sipas neneve 78 e 25 të Kodit Penal.




