Horoskopi, 11 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 11 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

51
0
Shares

Dashi
Një fundjavë plot surpriza, ku do të marrin fund çështjet e pazgjidhura. Këtë të diel Hëna do t’ju ndihmojë të kthjelloni mendimet brenda jush,ndihma e personave tuaj të dashur do të jetë shumë domethënëse për ju. Ju këshillojmë të merrni kohë për t’u përqendruar në nevojat tuaja.

Demi
Një e diel pozitive ku nuk do t’iu mungojnë rastet për t’iu dedikuar kënaqësive pa pasur asnjë ndjenjë faji. Fillimi i një historie të re ose harmonia me partnerin tuaj do t’u bëjë më të gëzueshëm. Kënaquni siç nuk e keni bërë prej kohe.

Binjakët
Dashuria do t’ju sjellë disa shqetësime këtë të diel. Kjo vjen pasi ju jeni të pavendosur dhe trajtoni partnerin tuaj me një ftohtësi ekstreme. E keni të vështirë që ta lëshoni veten, por kini kujdes mos irritoni gjysmën tuaj: është e mundur që diskutimet të përfundojnë duke shkatërruar fundjavën tuaj.

Akrepi
Dita e diel për ju do të jetë pozitive në  favor të Hënës në Jupiter, Mars dhe Venus. Me partnerin keni ide të kundërta, por kjo nuk do t’ju ndalojë nga gjetja e një kompromisi për të shijuar fundjavë të lumtur. Ju do të jenë të kureshtarë të nxitur nga interesa të reja.

Luani
Një e diel shumë e qetë po ju pret, ku shoqëria e miqve do të bëjë që ju të harroni disa nga shqetësimet. Merrni kohë për t’u kujdesur për pamjen tuaj, në mbrëmje një takim do të ketë interesin tuaj dhe për ju është e rëndësishme që gjithmonë të bëni një përshtypje të mirë.

Virgjëresha
Hëna në shenjën tuaj do t’ju sjellë fat dhe kështu këtë fundjavë më në fund mund të sistemoni çështjet e lëna pezull. Harmoni e bukur në shtëpi dhe familjen tuaj, bashkëbisedimi me partnerin tuaj do ju ndihmoi të kuptoni disa limite të marrëdhënies suaj. Pranoni kritikat pa kundërshtuar.

Peshorja
Këshilla më e mirë për sot, është që të mos jeni të gatshëm edhe nëse dëshironi të jeni të disponueshëm për dikë që mund t’ju kërkoj ndihmë. Dashuria dhe familja janë qendër të universit tuaj, Plutoni thekson ndjenjën tuaj të detyrës, por ekzagjerimi nuk ju ndihmon. Limitoni impenjimet dhe rregulloni hapësirë edhe për veten tuaj.

Akrepi
Shumë emocione por edhe pak konfuzion do të paraqitët për ju kjo e diel. Fija e hollë që ndan shoqërinë dhe dashurinë nuk është edhe aq e qartë, dhe ju rrezikoni t’i keqkuptoni disa sjellje. Hëna në Neptun do t’ju bëjë të jetoni në mënyrë të shpërqendruar këto emocione.

Shigjetari
Kjo e diel do të jetë tepër e zënë, për faktin e konfuzimit dhe diskutimeve të ndezura. Në shtëpi ka trazira, në punë ka pasiguri dhe në dashuri është e mundur të ketë keqkuptime. Pasditen e së dielës Mërkuri do t’ju heqë tensionin: shoqëria e miqve ose një ndërhyrje e jashtme do t’ju japin harmoni më të madhe.

Bricjapi
Dita e diel për ju do të jetë një ditë plot pasion së bashku me partnerin tuaj. Hëna ka siguruar për ju që kjo ditë e fundit e kësaj jave të mos ketë asnjë pengesë dhe lumturia t’ju shoqërojë përgjatë gjithë ditës. Ne ju këshillojmë që duhet ta ruani këtë linjë me partnerin tuaj pasi Jupiteri parashikon disa stuhi.

Ujori
Një e diel e tensionuar, edhe pse do jetë tepër e vështirë të shprehni mendimet tuaja. Preferoni të meditoni në qetësi dhe të flisni për ankthet tuaja shumë pak personave të besuar. Pavarësisht nga një lodhje e lehtë, i jepni edhe hapësirë problemet që i shqetësojnë edhe të dashurit tuaj: një këshillë mos ia mohoni askujt.

Peshqit
Keqkuptime të vogla që ju prekin direkt ose indirekt rrezikojnë që t’ju ngrihen nervat: kërkoni ti mbani të qeta, edhe pse nuk do të jetë e lehtë për ju. Toleranca dhe durimi janë të vetmet instrumente që keni për të tejkaluar këtë moment. Është e pamundur që të rrini indiferentë përballë disa ngjarjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY