Reshje e dëndura kanë rikthyer problematikën e përmbytjeve në jug të vendit.
Rritja e nivelit të ujit ka nxjerrë lumin Gjanica nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe biznese në Fier.
Shtabi i Emergjencave ka ngritur grupet e punës dhe prej 48 orësh është në gadishmëri për përballimin e situatës.
Mësohet se familjet ishin njoftuar të linin banesat, por ata nuk kanë pranuar të largohen duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen jashtë të pajisjeve elektroshtëpiake.
Situatë e problematike paraqitet edhe në Vlorë, ku janë përmbytur disa zona. Akse rrugore të tëra u bënë të pakalueshme të shtunën, pasi niveli i ujit kaloi 40 cm në rrugë.
Zona të tëra janë gjendur të përmbytura si zona e Skelës, lagjet “Pavarësia”, “Isa Boletini”, “1 Maji”, “24 Maji”, “28 Nëntori” etj. Kalimi i këmbësore përgjatë mbrëmjes së të shtunës ishte i pamundur dhe i vështirë edhe për automjetet.
Problemet më të mëdha janë regjistruar në periferi si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Shkak i këtyre përmbytjeve veç sasisë së madhe të shiut janë edhe kanalizimet terësisht të bllokuara.
Në gjithe rrethin e Vlorës ka pasur dhe vijon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/