Deputeti shqiptaro-malazes, Dritan Abazoviqi: Nuk jam proserb por kundër Gjukanovicit

Deputeti shqiptaro-malazes, Dritan Abazoviqi: Nuk jam proserb por kundër Gjukanovicit

56
0
Shares

Deputeti shqiptaro-malazes, Dritan Abazoviqi ka reaguar në lidhje me disa komente botuar në median shqiptare sipas të cilave Abazoviqi po mbështet protestat proserbe në Mal të Zi dhe se ka qënë kundër titullit Qyettar Nderi për Ramën e Thacin në komunën e Ulqinit.

Dezinformata e parë: Nuk është e vërtetë që unë u zgjodha deputet nga lista e përbashkët, e cila, siç thuhet, ka bërthamë serbe. Unë u zgjodha në vitin 2012 nga lista Mali i Zi Pozitiv, e cila morri pjesë në zgjedhje e vetme dhe fitoi shtatë mandate. Bëhet fjalë për subjektin politik ku unë isha njëri nga themeluesit, me orientim absolutisht qytetar dhe me përfaqësues të të gjithë etnive që jetojnë në Mal të Zi.

Dezinformata e dytë: Nuk është e vërtetë që unë ndonjëherë kam mbështetur ndonjë opsion pro-serb, as publikisht, as fshehurazi. Unë jam deputet me orientim qytetar, prandaj nuk kam asnjë pikë të përbashkët me partitë nacionale dhe as nuk marrë pjesë në veprimtarinë e tyre. Përkundrazi, unë jam i vetmi deputet shqiptar në Mal të Zi dhe mbroj, ndër të tjera, edhe interesat e popullit shqiptarë të cilët janë të pakënaqur me statusin që kanë, të cilëve i cenohen të drejtat dhe ashpër e kritikoj pushtetin anti-shqiptar i cili e qeverisë Malin e Zi tash 25 vite pa ndërprerje. Për fatin e keq të popullit tonë, deputetët tjerë shqiptar janë pjesë e pushtetit.

Dezinformata e tretë: nuk i kam mbështetur protestat e koalicionit opozitar, Frontit demokratik, edhe pse si demokrat nuk e kontestoj të drejtën e subjekteve tjerë për të protestuar, në qoftë se ato mendojnë se kanë nevojë për një gjë të tillë. Kjo është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Nga ana tjetër, mbështes ndryshimet në Mal të Zi, sepse jemi i vetmi vend në Europë i cili nuk e ka ndryshuar pushtetin në zgjedhje. Nga përmbysja e komunizmit e deri më sot tek ne është e njëjta përbërje e politikanëve në pushtet.

E katërta, dezinformata kryesore në tekstin Tuaj: Absolutisht është e pavërtetë se kundërshtova dhënien e titullit “Qytetar nderi” kryeministrit të Shqipërisë Rama dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Thaçi. Unë fola mbi lëshimet procedurale të pushtetit vendor lidhur me këtë, gjë që është po ashtu e vërtet dhe e pamohueshme, e që e dinë edhe Ambasadat e këtyre dy shteteve. Sikur dëshira Juaj ishte të ishit objektiv, atëherë, ndoshta, më së shumti duheshit të më falënderoni mua që ato morën mirënjohje në radhë të parë. Nëse nuk e dini, më duhet të Ju rikujtojë se pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Ulqin, partitë nacionale shqiptare humbën zgjedhjet, ndërsa unë dhe kolegia ime atëherë e “shpëtuam” Ulqinin, që të mbetej në duart e politikanëve shqiptarë, duke i mbështetur parezervë, pa asnjëfarë kushtesh, dy partitë më të mëdha nacionale shqiptare, të cilat tani, së bashku me grupimin tonë, janë në pushtet në Ulqin. Sikur atëherë ky pushtet mos të bëhej, shpërblimi nuk do t’i jepej asnjë politikani shqiptar, ndoshta këtë gjë e keni të qartë.

Në fund, më vjen keq që isha i detyruar të shkruajë demant për informimin Tuaj sipërfaqësor dhe tendencioz. Nëse mendoni se në këtë formë krijoni besueshmëri tek lexuesit, mendoj se gaboni. Dritan Abazoviqi do të Ju qëndrojë gjithmonë në dispozicion për të gjithë informacionet, të cilat janë lehtësisht të qasshme dhe të verifikueshme. Tekste të tilla, siç ishte ky i Juaji, vetëm dëmtojnë popullin tonë dhe prishin unitetin e qenies tonë politike. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY