Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KiE e habitur nga çudia e zgjedhjeve shqiptare: 2.8 milionë banorë, 3.2 milionë votues

21/10/2015
KiE e habitur nga çudia e zgjedhjeve shqiptare: 2.8 milionë banorë, 3.2 milionë votues
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zgjedhje të çuditshme dhe të pazakonta. Ky ka qënë një nga përfundimet e misionit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Europës i cili ka miratuar edhe rezolutën për zgjedhjet e 21 qershorit 2015 në Shqipëri

“Ajo që mund të them për Shqipërinë është e ndryshme dhe e pazakontë. Aspekti i parë i çuditshëm për treguesit e mi të misionit në Shqipëri ishte që një vend me 2.8 milionë banorë ka për votime 3.2 milionë të regjistruar. 50% e këtij numri votoi dhe kjo do të thotë se mbase kanë votuar 70% e atyre që banojnë në Shqipëri”, deklaroi McDonnell, vëzhgues i zgjedhjeve lokale në Shqipëri nga KiE.

Ai i quajti “aspak demokratike” vendimet e KQZ-së për çështjet mbi të cilat ishte shprehur gjykata më parë, privimin e personave me aftësi të kufizuara për të votuar në të gjitha qëndrat zgjedhore të vizituara prej tij, ndërsa gara sipas tij ishte e pabarabartë për kandidatët e pavarur, të cilët nuk patën financime si partitë nga buxheti i shtetit.

Ndërsa raportuesi Dickson përgëzoi autoritetet shqiptare për organizimin e zgjedhjeve sipas ndarjes së re administrative territoriale, por përmendi shqetësimet e opozitës dhe pretendimet për rryshfet e blerje vote.

“Vëzhguesit e Kongresit dëgjuan gjithashtu pretendime për intimidim dhe presion mbi punonjësit e sektorit publik. Ne u vumë në dijeni për blerjen potenciale të votës dhe rryshfeteve ndaj anëtarëve të komisioneve zgjedhore. Të gjitha këto janë praktika të papranueshme dhe autoritetet shqiptare nuk duhet të hezitojnë për të hetuar të gjitha rastet potenciale të mashtrimit”, deklaroi Dickson, cituar nga topchannel.

Në emër të delegacionit shqiptar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u zotua në këtë seancë për ndjekjen e rekomandimeve të Strazburgut, veçanërisht për parregullësitë e vërejtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.