Në foto Petrit Bardhi, kryetari aktual i bashkisë së Rrëshenit, Ndrec Dedaj, kandidati për deputet i Lezhës, Eduard Ndocaj, gjatë fushatës elektorale
Policia e Mirditës ka shpallur në kërkim administratorin e Kacinarit, Petro (Petrit) Doda (Bardhi), 43 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shëndelli Sarandë në kuadër të operacionit të koduar “Shendellia” ku janë sekuestruar 424 kg lëndë narkotike dhe është vënë në pranga 1 person.
Sipas policisë Petrit Bardhi ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të Kufirit”, por kjo nuk ka qënë e mjaftueshme për ta shmangur atë nga dhënia e detyrës së rëndësishme-administrator, detyrë që shtë ekuivalente me postin e mëhershëm- kryetar komune.
Po ashtu ai ka edhe n jë cilësi tjetër tipike për drejtuesit lokalë të zgjedhur nga e majta, mban dy emra. Ja cfarë shkruan njoftimi i policisë: Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se kjo sasi lënde narkotike po përgatitej për ambalazhim, dhe trafikimi i përkiste
dy vëllezërve Petro Doda dhe Florian Bardhi të cilët duke përfituar nga njohja e mirë e terrenit mundën të largohen dhe ti shpëtonin kapjes nga ana e Policisë. Ata janë vëllezër po nuk kanë mund të identifikohet kjo gjë nga emrat që mbajnë.
Administratori i Kacinarit u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të shtetasit Simon Beqiri që ndodhet në fshatin Simon, të njësisë administrative Kacinar, Mirditë u gjetën 424 kilogramë lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike Canabis Sativa e cila ishte në gjendje të tharë.
Dy vëllezërit në fshatin Simon, Kacinar kanë jetuar përpara disa vitesh dhe aktualisht janë me banim në Sarande nga ku dhe lënda narkotike do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/