Kate Middleton dhe Princi William tashmë presin fëmijën e tyre të tretë. Mediat angleze shkruajnë se dukesha e Cambridge është shtatzënë me beben mbretërore numër tre, vetëm pak muaj pasi solli në jetë princeshën Charlotte, në muajin maj të këtij viti.
“Ajo është në muajt e parë të shtatzënisë me fëmijën e tretë dhe ka të njëjtat probleme si dy shtatzënitë e tjera”, ka thënë një burim.
Dukesha e Cambridge ka vuajtur nga “hyperemesis gravidarum”, një gjendje shëndetësore që shkakton gjendje të përkeqësuar në orët e para të mëngjesit, gjë që e ka kaluar edhe kur ishte shtatzënë me princin Xhorxh dhe princeshën Charlote. Por “Kate ka bekimin e mbretëreshës për të hequr dorë nga detyrat mbretërore për të paktën dy muaj deri sa të tejkalojë problemet”, deklaroi burimi.
Kate do të bëjë edhe një pushim të shkurtër me prindërit e saj në nëntor, para se barku i saj të duket. Fëmija i tretë i Kate, me shumë gjasa do të vijë në jetë në fund të prillit ose në fillim të majit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/