Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

POLEMIKAT/Votimi në Parlament, fiton avokati i Mark Frrokut,Gramoz Ruci fyen Ristanin

22/10/2015
POLEMIKAT/Votimi në Parlament, fiton avokati i Mark Frrokut,Gramoz Ruci fyen Ristanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita braktisi parlamentin fill pas debateve për mandatin e Mark Frrokut ku u hodh poshtë kërkesa e PD që të votoje për heqjen e mandatit të deputetit të majtë dhe jo për dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti ruajti mandatin e deputetti në burg duke marrë vendim që cështja të interpretohet në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Arben Ristani i cili është edhe anëtar i Komsionit për Rregulloren tha se “qëndrimin tonë e kemi paraqitur me shkrim edhe e kemi rikonfirmuar edhe verbalisht. Cështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Kushteuese por pasi parlamenti të bëjë interpretimin e tij verbal. Cdo qëndrim tjetër rikonfirmon se mazhoranca ka marrë në mbrojtje krimin”.

Ristani shpjegoi momentet për të cilat kishte perceptim se opozita kishte një qëndrim të dyfishtë lidhur me rastin. “Gjatë mbledhjes së këshillit kishte diskutim pasi praktika parlamentare ka qenë e e varfër për këtë rast dhe është thënë që cështja të shkojë në Kushtetuese. Mungesa e deputetit nuk është e arsyeshme , është e paarsyeshme. Parlamenti duhet të vendosë për mandatin dhe më pas le të shkojë në kushtetuese:, tha Ristani.

Më pas në debat janë përfshirë deputetët Topalli, Ruci, sërish Ristani, Paloka dhe Meta

Topalli:
E lexojmë kushtetutën dhe nuk mund të hidhet në votim ai propozimi i këshillit sepse është pa argument. Sot duhet të hidhet në votim mandati pasi kushtetuta thotë se pas 6 muajsh mandati hiqet. Nuk ndodh që parlamenti të shpikë duke u fshehur pas procedurave të ndryshme.

Kemi rastin e 2009. Para se të afrohej 6 mujori, pra skadimi i afatit të mandatit të deputetëve të majtë i kam dërguar letër cdo deputeti që nëse kalon afati hiqet mandati pavarësisht se ata kishin bojkotuar me urdhër apo vendim të partisë së tyre. Kushdo që e dëshiron të jetë në një linjë me avokatin e Mark Frrokut të mbledhë 25 firma dhe ta cojë në gjykatën Kushtetuese, por vendim për ta cuar në gjykatën Kushtetuese nuk mund të marrë Parlamenti. Mandati i Mark Frrokut nuk mund të shkojë në gjykatë Kushtetuese por duhet të hiqet tani nga parlamenti.

Gramoz Ruci:
Vajmedet me këtë opozitë. Sepse dëgjova folësin e parë që është në komisionin e mandateve, dëgjova edhe Topallin, po këtë të besoj, përfaqësuesin legjitimin në komision Ristanin i cili ka thënë tekstualisht kështu:
mua më duket shumë e arsyeshme dhe jam dakord ti drejtohem gjykatës Kushtetuese për të marrë një interpretim të saktë. Ky është një precedent , të marrim një interpretim të plotë”.  Qeni i rrahur si kylish nuk bëhet qen stani. Te kane rrahur si kylish.

Paloka:
Ruci duhej të shprehej për kërkesën tonë, zoti Ristani është deputeti që ka bërë klërkesën për mbarimin e mandatit të Mark Frrokut. Cfarëdo interpretimi që të bëhet këtu është Ristani që ka bërë kërkesën për mandatin e Frrokut. Ne kërkojmë vendimin për heqjen e mandatit të Mark Frrokut. Parlamenti nuk mund ta cojë në Kushtetuese se nuk është normale.

Ristani:
Këshilli i mandatave është organ konsultativ, unë e kisha paraqitur kërkesën me shkrim dhe i qëndroj asaj kërkesë. Më pas u propozua edhe kjo rrugë. Qëndrimi i konsoliduar në seancë është ky që u shpreh. Jo cdo qeni duhet ti biesh me gurë se humb kohën. Të vazhdojmë dhe të mos merremi me qentë.

Topalli:
Si kryetar Kuvendi ke thirrë Këshillin e Rreullores për shkak të letrës së zotit Ristani. Votimi të bëhet për letrën dhe kërkesën. Ka një kërkesë me shkrim që mund të kthehet në projektvendim. Ju mund të mbroni avokatin e Mark Frrokut më pas.

Ilir Meta:
Iniciatiava për mbledhjen e Këshillit të Rregullores është marrë pas shërbimeve të Kuvendit. Në diskutim rasti ka qenë i paprecedentë dhe është debatuar. Na duhet zgjidhje kushtetuese për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.