VIDEO/ Durrës, këshilltarët bashkiakë të PD depozitojnë kërkesën për uljen taksave

VIDEO/ Durrës, këshilltarët bashkiakë të PD depozitojnë kërkesën për uljen taksave

52
0
Shares

Tre ditë pas propozimit të kreut të PD-së Lulzim Basha, bërë në takimin me tregtarët e qytetit të Durrësit, këshilltarët e kësaj partie në këtë bashki, kanë vënë në lëvizje nismën për uljen  taksave lokale.
Këtë e ka bërë të ditur sot, kreu i degës së PD-së së Durrësit, Osman Stafa.
“Po mbytet iniciativa e lirë, nëse se mbrojmë me çdo çmim të gjithë jemi përgjegjës.
Në këtë situatë të ashpër në të cilën ndodhet biznesi dhe iniciativa e lirë me qëllim për ti lehtësuar sado pak dhimbjen dhe barrën e rëndë fiskale, përballë represionit brutal të qeverisë, sot këshilltarët e PD-së, depozituan pranë Këshillit Bashkiak Durrës propozimin për uljen e taksës për:
Ndërtesat për tregti dhe shërbime nga 400 lekë/m2 në 280 lekë/m2.
Ndërtesa të tjera nga 100 lekë/m2 në 70 lekë/m2”, kanë qenë disa nga propozimet kreut të degës së PD-së së Durrësit.
Disa ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi nga Durrësi se, “duke filluar që nga dita e nesërme, këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale pa miratuar uljen maksimale të taksës mbi pronën siç e lejon ligji. Kur ne të vijmë në  pushtet, taksa nuk do ta jetë më e lartë se sa ka qenë deri në vitin 2007 anembanë Shqipërisë. Këta e katërfishuan taksën e pronës, e katërfishuan dhe prapë se prapë ato lek nuk përfundojnë në buxhet. E dini se ku përfundojnë?! Në pasuritë e qeveritarëve përfundojnë. Këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr Këshillin Bashkiak derisa ta ulim me 30 % taksën e pronës. Vangjush Dako ti bëjë mirë llogaritë se pa u bërë kjo, mbledhje normale nuk ka për të pas. Për këtë ju jap fjalën”.
Midis të tjerave, kreu i degës së PD-së së Durrësit, osman Stafa denoncoi sot edhe abuzimin me kryepleqtë e fshatrave, sipas të cilit, nuk po zgjidhen si e parashikon ligji, por po emërohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY