Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATI/ Deputetët e mazhorancës kundër, qeveria tërhiqet: Burgosja për kuponin tatimor “gabim teknik”

28/10/2015
DEBATI/ Deputetët e mazhorancës kundër, qeveria tërhiqet: Burgosja për kuponin tatimor “gabim teknik”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Parlamenti nuk ka miratuar dje propozimin e qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal, që parashikonte dënimin deri në tre vjet burg për bizneset që nuk regjistrohen, apo që nuk lëshojnë kupon tatimor.
Deputetët e maxhorancës e kanë quajtur si masë shumë të rëndë që të dënohen me burgim bizneset për moslëshim të kuponit, duke kërkuar që kjo masë të ishte administrative e më pas penale.
Ndërkohë, në emër të qeverisë, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, ka bërë një tërheqje të butë, duka ia faturuar “përgjegjësinë” një “gabimi teknik” në zbardhjen e draftit përfundimtar.

Deputetët kundër
Relatorja e projektligjit, Vasilika Hysi, ka theksuar se në nenin 13 të ndryshimeve në Kodin Penal, moslëshimi i kuponit tatimor është vepër administrative dhe më pas penale. Sipas Hysit, në ligj duhet të përfshihen edhe rastet e dënimeve me gjoba, kur bëhet fjalë për shifra të vogla parash. Po ashtu, deputetja e PS-së tha se problematikë që nuk zgjidhej në ligj ishte edhe përcaktimi i dënimit, pra në rastin e moslëshimit të kuponit tatimor do të dënohej punonjësi apo administratori i biznesit.
do ta mbajë punonjësi”, tha Hysi.
Propozimi i Hysit u mbështet dhe nga deputetët e majtë, Pandeli Majko dhe Petrit Vasili, të cilët kanë kërkuar që neni të riformulohet në mënyrë që të mos ngarkohen me përgjegjësi penale personat e gabuar. Majko kërkoi që të negociohet me qeverinë për këtë pikë, ndërkohë që edhe kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se qeveria duhet t’i riformulojë nenet pasi janë rënduese për biznesin.

Tërheqja e Qeverisë
Edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, ka bërë një tërheqje të butë, duke thënë se propozimi i Hysit ka qenë i parashikuar edhe nga qeveria, por është bërë gabim në zbardhjen e draftit përfundimtar.
“Në nenin 13 të Kodit Penal është bërë një gabim në zbardhje dhe gabimi konsiston në mospërdorjen e termit, kur më parë është marrë masa administrative. Pra nuk bëhesh automatikisht objekt i veprës penale, por nëse je ndëshkuar më parë me masë administrative”, tha Felaj.
Por për opozitën, qeveria po tërhiqej nga propozimi i saj, të cilin PD e ka quajtur si çmenduri.
“Qeveria ndoshta i ka thirrur mendjes dhe tani po gjen artifica për ta hequr, se duhet hequr. Cilësimi i moslëshimit të kuponit tatimor si krim është çmenduri, është barbari”, tha Halimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.