Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha “tërheq zvarrë” Ramën, kreu i PD premton ulje taksash, kryeministri premton heqje taksash

31/10/2015
Basha “tërheq zvarrë” Ramën, kreu i PD premton ulje taksash, kryeministri premton heqje taksash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë një hap mbrapa kreut të opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë, që kreu i PD-së, prek kohësh ka kërkuar rishikimin e taksave, por ka ndeshur në heshtjen e qeverisë dhe veçanërisht, kryeministrit Rama, kur kreu i PD-së në takimet me bizneset, me shifra konkrete ka premtuar ulje taksash, këtë ka nxituar, më në fund të lajmërojë edhe Rama. Duke konkurruar me bashin, Rama në takimin me temë “Beteja kundër informalitetit”, lajmëroi sot nismën e re, sipas së cilës, bizneset e vogla që qarkullojnë deri në 20 milionë lekë (të vjetra) në vit nuk do të paguajnë më asnjë taksë të vetme.
Edi Rama ka theksuar se këto biznese, ku pronarët janë të vetëpunësuar, dhe me atë punë mbajnë familjen e tyre, do të mjaftohen vetëm me regjistrimin. Sipas kryeministrit, deri më tani këto biznese kanë paguar 250 mijë lekë në vit, ndërsa me nismën e re të qeverisë taksa do të bëhet zero.
Rama tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetjen e shtetit dhe qeveria është gatshme t’iu vijë në ndihmë. Gjithashtu, kryeministri premtoi lehtësira më të mëdha për shitësit ambulantë.
Ndërkohë disa ditë më parë, nga Fieri, Lulzim Basha, në një takim me biznesmenë të vegjël premtoi se bizneset  që “qarkullojnë deri në 2 milionë lekë (të reja), pra 20 milionë lekë (të vjetra)  biznesi i vogël do të paguajë vetëm 100 mijë lek (të vjetra) në vit”.
Premtimi i Bashës, i cili “tërhoqi zvarrë” Ramën, kishte të bënte edhe me rritjen e nivelit të biznesit të vogël deri në 120 milionë lekë (të vjetra). Ndërsa për fashën e epërme, për ata që kanë xhiro deri në 120 milionë lekë (të vjetra) taksa maksimale nuk do të kalojë  600 mijë lekë (të vjetra), premtoi më tej Basha.
Në takimin e sotëm me temë “Beteja kundër informalitetit”, sipërmarrësit shprehen rezerva për ndryshimet ligjore kundër evazionit dhe informalitetit. Sipërmarrësit kritikuan qeverinë për kalimin pa u këshilluar me ta të ndryshimeve ligjore që ashpërsojnë masat kundër informalitetit dhe evazionit në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal.
Përkundër kësaj Rama paralajmëroi vazhdimin e represionit ndaj biznesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.