Grabitet kazinoja në Sarandë nën kërcënimin me armë nga ana e dy personave të maskuar me shall të zi, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Rreth orës 01:30 në lagjen nr.1, në Kazino “Astra” e cila ndodhet në rrugen “Skëndërbeu”, dy persona të maskuar me shall të zi, dyshohet se nën presionin e armëve të zjarrit, kanë mundur të vjedhin xhiron ditore të kësaj kazinoje. Shuma e parave ende nuk dihet.
Në momentin e ngjarjes brenda kazinosëkanë qenë dy punëtorë të këtij biznesi bashkë me një klient. Shërbimet e Policisë deri tashmë kanë shoqëruar 11 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Të gjitha Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, thotë policia në një deklaratë zyrtare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/