DETAJE/Itali, dëshmia e rumunes: Si u përdhunova nga shqiptari

DETAJE/Itali, dëshmia e rumunes: Si u përdhunova nga shqiptari

61
0
Shares

“Më futi në makinë dhe më çoi në një shtëpi në zonën e Novarës, aty më mbylli në një dhomë. Më pas, gjatë natës, erdhi, la një thikë pranë shtratit, më kapi prej krahësh dhe më dhunoi. Arrita të shpëtoj vetëm ditën tjetër, me pretekstin për të më shoqëruar në hotel që të merrja pasaportën, pa të cilën nuk mund të bëja prostitutën, ashtu sikurse donte ai”.
Sot “Ilenia” (jo emri i vërtetë i saj), 29-vjeçarja rumune por që jeton në Zvicër, edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite nga mbrëmja e 5 Qershorit 2006, e kujton momentin kur një djalë e rrëmbeu dhe e përdhunoi në një shtëpi në periferi të Divignano-s, komunë në Novara.
“Duhet të bësh prostitutën për mua”, i kishte thënë.
Kanë kaluar shumë vite dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.Për një seri çështjesh teknike (mes të cilave anulimi i procesit në Apel për çështjet e njoftimeve) procesi kundër autorit të dyshuar, Edmond Nikolli, 30 vjeç, shqiptar me banim në Varallo Pombia, Itali, është ende në pritje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Ai akuzohet për rrëmbim personi, dhunë seksuale dhe tentativë shfrytëzim prostitucioni.
Edmondi e kishte njohur “Ilenian” në një album fotografik, ateherë 18 vjeçe, sapo kishte shkuar në Itali së bashku me një bashkatdhetare.
“Duhet të punoja si kameriere, por përfundova në rrugë. Ai hiqej si klient, por kur hipa në makinë, u nis me shpejtësi të madhe. Pas pak kohësh mbërritëm në një banesë (karabinierëve u tha se kujtonte tabelën “Shenjë”) dhe më mbylli në një dhomë.Pasi më hodhi në shtrat më detyroi të bënim seks. Nga ai më kujtohet një lëmsh i madh: Kanë kaluar 10 vite dhe këto gjëra, një person përpiqet t’i harrojë”, citohet vajza rumune nga mediat italiane.
Ilenia arriti t’ia mbathte nga makina kur rrëmbyesi i saj e shoqëroi në Genova për të marrë pasaportën. Një polic trafiku e pa gjysmë të veshur, pa këpucë e në lot. Më pas, lajmëroi karabinierët dhe nisën kërkimet për kapjen e rrëmbyesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY