Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi: Omegafarma, sukses në tendera edhe pse pronari në burg

17/11/2015
Vokshi: Omegafarma, sukses në tendera edhe pse pronari në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

vokshi faksimile omega

vokshi faksimile omega1

vokshi faksimiole 2 omega

Kompani nën hetim me pronarë të arrestuar për skandalin e faturave fiktive fitojnë edhe sot tendera me firmën e Ilir Beqajt, deklaroi deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Ajo paraqiti dokumenta që vërtetonin se disa prokurime ishin fituar nga biznese që janë kapur me shkelje të rënda nga organiza i akuzës, sic është Omegafarma.

“Siç e shikoni, buletini i djeshëm i APP tregon që Beqaj i ka dhënë Omegafarmës, pronari i të cilës është nën arrest dhe hetohet për korrupsion e abuzim, 3 tendera: në Spitalin e Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit, në vlerën totale 310 milionë lekë.

Këto tendera i shtohen atyre që Omegafarma mori para disa ditësh. Në buletinin e APP dt 2 nëntor 2015, del se Ministri jo vetëm i dha disa tendera Omegës, (fq 110 – 112), por nxitoi të lidhte edhe kontratën duke i çuar mesazhin pronarit që ai do ta mbronte deri në fund, në këmbim të heshtjes së tij.

Dhe këto tendera ndjekin dhjetra të tjerë që Omega ka marrë këto dy vite me firmën e Beqës.

Ju kujtojmë këtu që Omegafarma është akuzuar dhe është nën hetim për abuzim masiv me faturat fiktive. Prokuroria deri tani ka vlerësuar që dëmi i shkaktuar ga kjo kompani vetëm për një ilaç: Ketosterili, shkon mbi 2,2 mln euro”.

Sipas Vokshit, Beqaj po vazhdon ti japë tendera Omegafarmës, pasi kërkon të blejë me paratë e qytetarëve shqiptarë, heshtjen e pronarit në burg. Nëse Nadiri flet, ska magjistar ta shpëtojë Beqën nga burgu. PD i bën thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet për këtë megaskandal pasi pazari në kurriz të shëndetit të qytetarëve është krim mbi krimet që duhet ndëshkur me forcën e ligjit, tha ajo.

Në vijim deputetja Vokshi ka renditur abuzimet që sipas saj shkojnë në miliona euro.

“Omegafarma kryente 90% të fiktivitetit në tregun farmaceutik, dhe abuzimi shkon shumë më tepër së 2.2 mln euro.

Ja konkretisht;

Abuzimi me Insulinat:

Për 7 lloje insulinash, vetëm Omegafarma në vetëm 3 muaj ka lëshuar fatura fiktive për 116,117 pena me vlerë rimbursimi 950,517,110 lekë.

Në total sasia e faturave fiktive për këto Insulina është 152,415 pena me vlerë rimbursimi 1,260,587,030 lekë.

Për këto Insulina, depot importuese kanë deklaruar se i kanë bërë dalje depove shpërndarëse dhe farmacive 67,140 pena, kurse depot shperndarëse kanë bërë dalje 219,555 pena, pra shkurt 70% fiktivitet. Dhe fiktivitetin më të madh e ka bërë vetëm një depo, Omegafarma. Dhe për këtë skandal, Ministri ka qenë në dijeni të plotë.

Kjo vjedhje është lehtësisht e verifikueshme sepse Fondi ka informacionin që dërgojnë çdo muaj depot importuese dhe mjafton ta krahasosh atë me konsumin mujor, del diferenca dhe merren masat e menjëhershme për stopuar vjedhjen.

Abuzimi me barnat e tjera të shtrenjta;

Vetëm në një ditë, një farmaci E&E ka bërë dalje për Omegën

– 83,000 flakonë SERETIDE 50/500 me vlerë 5,5 miliardë lekë (një flakon kushton 66,000 lekë)

– 45,098 flakonë për SERETIDE 50/250 me vlerë 2.6 miliardë lekë (një flakon kushton 59 mijë lekë)

– 32400 flakonë – vlerë 727 milionë lekë

– 4500 flakonë me vlerë 200 milionë lekë

As fabrikat nuk kanë sasira kaq të mëdha, mendoni një farmaci e cila me ligj nuk mund të shesë me shumicë, pro vetëm me pakicë. Përveç faktit që ligji është shkelur me të dyja këmbët, vlera e abuzimit për vetëm 4 barna abuzimi nga Omegafarma, me dijeninë e Beqes, është mbi 9 milionë dollarë.

Pra 9 milion dollarë, vetëm me një kompani.

Para të ndara me të. Ky është korrupsioni me shëndetin e qytetarëve, kjo është skema e zhvatjes së ka ngritur Edi Rama me ministrin e tij Beqa”, ka përfunduar shpjegimet e saj rreth abuzimeve në tregun farmaceutik, deputetja Albana Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.