NË TIRANË/Arrestohen shitësit e heroinës online

NË TIRANË/Arrestohen shitësit e heroinës online

200
0
Shares

Policia e Tiranës vuri në pranga një ditë më parë dy shitës online të heroinë në Tiranë.

Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Brikena Frakulli, 32 vjeç u kapën nga policia sëbashku me 47 doza heroinë të bërë gati për shitje.

Gjecaj dhe Frakulli përdornin rrjetin social “Facebook” për të gjetur klienttë e tyre.

Ata ia dolën që për një kohë të shkurtër të krijonin klientelën e tyre e cila po ashtu kërkonte që procesi i blerjes së lëndës narkotike të ishte sa më shumë larg syve të policisë dhe agjentëve të saj. Zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “Bllok”, “komuna e Parisit: si dhe zonarreth stadiumit Dinamo ku ndodhen shumë restorante të huaja.

Policia tha se në momentin e arrestimit të çiftit, 30 gramë heroinë u gjendën në makinën e Gjeçajt, e cila ishte bërë gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesën e tyre te “Poligrafiku”, në lagjen “Ali Demi”. Pjerin Gjeçaj ka qenë edhe më parë i arrestuar po për të njëjtën vepër penale.

Cmimi i heroinës në Tiranë është fitimprurës. Gjeçaj, një dozë 0.3 gramë heroinë e shiste kundrejt shumës prej 1.500 lekësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY