SKANDAL/ Pukë, nuk ndizet ambulanca për transportin e futbollistit, tërhiqet nga zjarrfikësja

SKANDAL/ Pukë, nuk ndizet ambulanca për transportin e futbollistit, tërhiqet nga zjarrfikësja

90
0
Shares

Nuk kanë fund historitë tragjikomike nga Puka, sepse pas teatrit në ndeshjen Tërbuni­Bylis, këtë të shtunë ka ndodhur diçka tjetër, po aq e rëndë, por që nuk ka lidhje me trukimet. Në fillim të pjesës së dytë të sfidës mes Tërbunit e Teutës u dëmtua futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor, i cili mbeti i shtrirë, duke alarmuar të gjithë”. Nëse gatishmëria ishte maksimale edhe nga stafi i Teutës, me trajnerin Gugash Magani që vrapoi në fushë për të parë gjendjen e afrikanit, e kundërta vlen për ambulancën, që sipas rregullores, qëndron në gatishmëri në stadium.

Fillimisht, shoferi nuk ishte në vendin e vet, sepse po ndiqte ndeshjen, me automjetin e parkuar disi larg. Më pas, kur shoferi shkoi të ndizte makinën, ajo nuk ndizej dhe u desh tërheqja me kavo nga zjarrfikësja. Pas disa minutash frike për lojtarin e dëmtuar dhe humori me skandalin e ambulancës, makina u ndez dhe Gebor u transportua për në spital. Sërish, një episod i frikshëm, që tregon qartë se çfarë ndodh në fusha të tilla, ku mund të humbësh jetën për një absurditet, informon sportal.al.

121

fotoja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY