Dekorimi i Sigurimit nga Rama dhe Kodheli u fsheh për një vit,...

Dekorimi i Sigurimit nga Rama dhe Kodheli u fsheh për një vit, PD: Akt armiqësie

62
0
Shares

Dekorimi nga Edi Rama i xhelatëve më të urryer të regjimit komunist, i hetuesve, prokurorëve e gjykatësve që kanë vrarë pa gjyq, kanë dënuar me vdekje, kanë internuar, torturuar e dhunuar mijëra qytetarë gjatë diktaturës, është një akt i pashembullt armiqësie, është një dënim i dytë që i bëhet familjeve të viktimave dhe gjithë shoqërisë që ka vuajtur për 45 vjet privimin e çdo të drejte dhe lirie, që ka vuajtur deri në krizën e urisë, nga pushteti i Enver Hoxhës, deklaroi sot nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

“Ky vendim monstruoz është marrë nga qeveria me rastin e 70 vjetorit të çlirimit, dhe është mbajtur i fshehtë për një vit, por u zbulua nga investigimi i Gazetës Shqiptare.

Dekorimi i xhelatëve është një thikë pas shpine që u bëhet shqiptarëve, një provokim i një regjimi të ri, që po dëshmon se ka rrënjë e mendësi të përbashkëta me dikaturën gjakatare komuniste.

Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot.

Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit.

Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim. Asnjë regjim, nuk ka fituar dot mbi popullin. Dhe ky i sotmi, regjimi i krimbur në korrupsion e krim, që glorifikon diktaturën, i ka ditët e numëruara”, thuhet në deklaratën e PD.

Gazetari Ted Blushi publikoi sot ne gazetën e Shqipëtare vendimin e qeverisë sipas të cilit ministria e Mbrojtjes dekoron disa nga figurat e diktaturës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY