Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama dekoroi ish-sigurimsat. Ndër ta, dhe hetuesin e At Zef Pllumit

29/11/2015
Berisha: Rama dekoroi ish-sigurimsat. Ndër ta, dhe hetuesin e At Zef Pllumit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Sali Berisha e ka dënuar ashpër dekorimet që janë bërë nga ana e kryeministrisë. Ai ka publikuar një listë me emrat që janë dekoruar dhe ka treguar rolet që këta persona kanë pasur gjatë diktaturës komuniste.
 “Ndër ta, dhe hetuesi i At Zef Pllumit”. Gjithashtu e ka quajtur atë një akt të pashembullt dhe çnjerëzor.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Kreu i krimit te organizuar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama dekoron xhelatet e genocidit komunist!!

Te dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar shqiptar, nipi i bllokmenit Spiro Koleka, xhelatit te inteligjences teknike shqiptare, i biri Kristaq Rames, njerit prej autoreve te genocidit komunist, me firmen e te cilit u var ne vitin 1989 poeti disident Havzi Nela dhe u egzekutuan me akuza fallco qytetare te pafajshem, pasi rehabilitoi vitin e kaluar Enver Hoxhen, dekoroi sot ish ministra te Enver Hoxhes dhe drejtues te larte te policise famkeqe te Enver Hoxhes, xhelate te vertete te genocidit komunist.

Ai dekoroi Vito Kapon, ministren dhe ish sekretaren e Enver Hoxhes, Hitlerit te Pasluftes se Dyte Boterore, te vene e Hysni Kapos dhe xhelat te hierarkise se larte te sigurimit famkeq te shtetit, si xhelati Rakip Beqaj, zevendes drejtor i sigurimit te shtetit; xhelati Xhafer Peci, drejtor per disa dekada i kufirit, ne te cilin u vrane qindra dhe mijera te nisur per ne boten e lire; xhelati famezi Shyqyri Çoku, drejtues te tjere te larte te policise sekrete, gjykates, prokurore, persekutore, vrases, torturures, perdhunues, internues te qindra e mijera qytetareve te pafajshem shqiptare, intelektuale, klerike, qytetare te thjeshte vetem e vetem per besimin e tyre tek Zoti, liria dhe vlerat e saj universale.

Ne listen e meposhteme jane emrat e disa prej tyre. Ky akt i pashembullt ne prag te 25 vjetorit te levizjes studentore eshte provokacioni tjeter me i rende, me i ulet pas rehabilitimit te Enver Hoxhes, qe Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmeneve mizor, ju ben shqiptareve qe perjtuan kalvarin e eger komunist, qe sakrifikuan jeten e rinine e tyre per lirie dhe vlerat e saj.

Ky akt çnjerezor i dekorimit te xhelateve barbare te qindra dhe mijera shqiptareve nga neo-bllokmeni Edi Rama, eshte nje provokim i ulet dhe poshterim i hapur ndaj te gjithe atyre qe 25 vite me pare permbysen ne Shqiperi diktaturen komuniste me te eger ne Europe.

Te dekorosh sot, ne Shqiperine anetare te NATOs dhe vend kandidat per anetar ne BE, ish armiqte e betuar te vendeve te lira, te NATOs dhe BE dhe xhelatet te popullit tend, eshte nje sfide dhe ofendim per miqte e shqiptareve ne mbare boten. Ky akt i turpshem eshte nje thirrje per cdo qytetar shqiptar qe i beson lirise dhe vlerave te saj, qe me 8 dhjetor t’iu rezervojme bijeve bastard te bllokemeneve ate qe iu rezervuam 25 vjet me pare eterve mizor. sb

“Ja ish-sigurimsat dhe krerët e Degëve të Brendshme që dekoroi Rama. Ndër ta, dhe hetuesi i At Zef Pllumit /LISTA

Zbardhet lista. Qeveria dekoroi vjet me Medaljen e Mirënjohjes, funksionarë të PPSH-së, drejtues madhorë, oficerë e agjentë të Sigurimit të Shtetit, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, prokurorë që kanë kërkuar dënime me vdekje, gjykatës që kanë dhënë vendime për varje e pushkatim si dhe dëshmitarë në gjyqet e montuara të diktaturës.

Motivacioni për nderimin shtetëror të tyre, 25 vite pas rënies së komunizmit, ishte: “Për kontributin në Luftën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.”

Lista

Vito Kapo

Rakip Beqaj, Zv.drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit

Gani Kodra, Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike

Xhafer Peçi, Drejtor i Kufirit në Ministrinë e Brendshme dhe Komandant i Gardës 1971-1883

Mark Dodani, figurë emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Xhakoni dhe Studenti, që mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.

Murat Kamani, prokurori ushtarak o Beqir Ballukut, Petrit Dukes dhe Hito Çakos e Rrahman parllakut. E vlerësoi grupin komplotist dhe kërkoi dënimin e tyre me vdekje.

Anastas Koroveshi, gjyqtar i Gjykatës Ushtarake Tiranë.

Qemal Hysenaj, Kryetar i Degës së Punësve të Brendshme të Fierit

Ernesto Jakova, Zv.drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, I dënuar në grupin “Puçi ushtarak /74”

Jani Pasko, kryetar i rrethit Berat

Mustafa Beqari, oficer i Degës së Punëve të Brendshme

Isa Miloti, oficer i Sigurimit të Shtetit Shkodër

Shyqyri Çoku, hetuesi i At Zef Pllumit (Rrno vetëm për me tregue)

Gani Kodra

Njazi jaho

Hamit Myhyrdari

Kadri Balla

Ilo Kodra

Kadri Balla

Dimitra Jakova

Xhoxhi Konomi

Mane Aliaj

Llambi Gegeni

Emro Kondi

Agim Bejleri

Duro Shehu

Karafil Kalemi

Sadush Kumbaro

Eqerem Beci

Demir Progdani

Dhimitër Brisku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.