Siria, cili është konfigurimi i ushtrive në fushëbetejë

Siria, cili është konfigurimi i ushtrive në fushëbetejë

79
0
Shares

Në një intervistë për Brookings, Charles Lister, një ekspert i njohur mbi opozitën e armatosur në Siri, flet për konfigurimin në terren të forcave kundër rregjimit të Bashar-Al Asad, por edhe përplasjet e ashpra mes tyre, procesin e bisedimeve të paqes në Vjenë, si dhe mbi mënyrën sesi po evoluon konflikti.

Në cilësinë e drejtuesit të “Qendrës mbi terrorizimin dhe rebelimet” në Londër, ai ka patur kontakte personale me udhëheqësit e më shumë se 100 grupeve të armatosura siriane të opozitës në Turqi, Suedi, Norvegji dhe Holandë. Ai i ka përmbledhur këto eksperienca në një libër të ri të publikuar këtë muaj “Xhihadi sirian:Al-Kaeda, Shteti Islamik, dhe Evoluimi i një Kryengritje”. Ai është gjithashtu autor i librit “Shteti Islamik:Një hyrje të shkurtër”

Si do ta karakterizonit kryengritjen siriane në momentet që po flasim?

Opozita e armatosur në Siri, është e karakterizuar shpesh nga ndarja, ekstremizmi, gjendja kaotike, dhe një rrezik për vetveten, Sirinë, por edhe për botën. Perceptimi nuk përputhet gjithmonë me realitetin. Gjatë 12 muajve të fundit, kam qenë vetë dëshmitar i një pjekurie të vërtetë të opozitës së armatosur, sidomos në aspektin politik.

Pas një kohë kaq të gjatë të një konflikti brutal, opozita e armatosur ndihet në presion për të gjetur një rrugëdalje nga kjo luftë, por duke siguruar në të njëjtën kohë interesat e revolucionit. Kjo e bën të nevojshme një angazhim më intensiv politik dhe diplomatik.

Unë mendoj se shumica e njerëzve do të habiteshin, po të mësonin sesa shumë grupe udhëheqësish të aftë, janë të gatshëm të angazhohen në diskutime serioze politike dhe diplomatike. Dallimet ideologjike, jo gjithnjë përkthehen në axhenda të ndryshme politike- edhe pse e kuptoj se në shumë takime kam qenë i vetëm, ndaj është e vështirë të bind skeptikët që mendojnë ndryshe.

Por është e rëndësishme të theksohet se ka ndërkohë edhe pengesa të mëdha. Shteti Islamik është një realitet i dukshëm, ashtu siç është natyrisht regjimi i Asadit. Por, sipas mendimit tim, Al-Kaeda dhe dega e saj siriane, Fronti Al- Nusra, është sfida më e madhe me të cilën përballet opozita.

Pse kështu?

Fronti Al-Nusra ka ndjekur një strategji të zgjuar afatgjatë, duke u fokusuar tek përfshirja e saj në rradhët e revolucionin dhe grupet sociale opozitare. Në këtë mënyrë, ajo ka ndërtuar një mbulesë, që Shteti Islamik nuk e ka patur kurrë. Për shkak të vendosmërisë së vazhdueshme për të luftuar regjimin dhe përmbajtur një zbatimi relativ të Sheriatit, krahasuar me ISIS-in, Fronti Al-Nusra është ende i pranuar gjerësisht nga forcat e tjera, si pjese legjitime të opozitës.

Pikëpamja ime është se Fronti Al-Nusra, është një ujk që mban veshur një lëkure deleje, sirianët duhet të zgjohen dhe të shohin cilin po lejojnë të rritet në mesin e tyre. Nëse nuk reagohet shpejt, më pas do të jetë shumë vonë, në mos po edhe tashmë që po flasim. Edhe nëse ata e njohin pragmatizmin e tyre strategjik dhe sjelljen relativisht të moderuar, Al-Kaeda është Al-Kaeda. Ajo nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

Në mënyrë intriguese, disa islamikë sirianë të shquar dhe me përvojë që mbajtën këtë qëndrim disa kohë më pare- disa janë vrarë, të tjerë po punojnë për të minuar ndikimin e Frontit Al-Nusra në rradhët e rinisë siriane, dhe një pjesë tjetër po qëndron në heshtje, duke përgatitur terrenin për një luftë të mundshme me Al-Kaedën pasi të ketë përfunduar lufta. Sërish realiteti është shpesh shumë më kompleks, sesa lajmet iu bëjnë të besoni, por të pasur akses në këtë kompleksitet të fshehur, duhet një kohë e gjatë marrëdhëniesh dhe ndërtimin e besimit.

Një nga grupet, mbi të cilin ju keni shkruar në libër është Ahrar Al-Sham. Sipas mendimit tuaj, pse ky grup është kaq i rëndësishëm, dhe çfarë mund të na thoni mbi evoluimin e tij politik dhe ideologjik?

Ahrar Al-Sham, është shfaqur si një nga grupet ndoshta më të fuqishme të armatosura të opozitës në Siri, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Ai ka përfituar burime serioze dhe të qëndrueshme financiare dhe mbështetje politike, kryesisht nga Turqia dhe Katari. Mbështetësit rajonalë të Ahrar Sham, janë të vendosur për ta bërë këtë grup një lojtar kryesor, dhe madje edhe Arabia Saudite shfaq një lloj përkrahjeje për këtë organizatë.

Pa dyshim që është një grup shumë konservator, por roli i tij në revolucion duket se ka fituar një respekt të pashembullt brenda qarqeve opozitare të Sirisë. Ai ka dëshmuar aftësi të mëdha për organizimin dhe burokracinë e brendshme, e cila i ka lejuar të mbijetojë edhe pas humbjeve të mëdha, të cilat do të kishin shkatërruar shumicën e fraksioneve të tjera.

Ai gjithashtu ka udhëheqës të lartë, të cilët kanë qenë më parë të lidhur me Al-Kaedën. Nga përvoja personale them se në thelbin e tij, ky gripim është më shumë e një organizate e përqëndruar në Siri sesa transnacionale salafite-xhihadiste. Ndërkohë Ahrar Al-Sham ka aktualisht probleme serioze të brendshme në këtë moment.

Turqia dhe Katari, po nxitin një frakson brenda organizatës për ta udhëhequr atë në arenën ndërkombëtare, si një aktor më i pranueshëm. Njerëzit si Labib al-Nahas, i cili drejton zyrën e marrëdhënieve të jashtme, kane qemë imazhi publik i kësaj rryme. Ne kemi parë kohët e fundit Ahrar Sham të drejtojë negociatat me Iranin rreth armëpushimit në Zabadani, dhe janë gati për të marrë pjesë në takimin e Vjenës II, në takimet që zhvillohen në prapaskenë.

Por ndërkohë ekzistojnë kundërshtarët e brendshëm, mbi politikën e angazhimit të gjerë. Njëri prej tyre u shkarkua kohët e fundit nga posti i tij si shefi i Sheriatit në Ahrar Sham. Një fraksion është shkëputur tashmë. Dhe do të duhet një kohë e gjatë për të pare, nëse rryma kryesore në Ahrar Sham, do të mbetet apo një një aktor i diskutueshëm salafito-xhihadist.

A mendoni se ndërhyrja ruse apo sulmet e Parisit kanë ndikuar në këtë drejtim?

Ndërhyrja e Rusisë, e ka ndërlikuar jashtëzakonisht situatën në Siri, por ndoshta jo gjithmonë në mënyra që dikush mund të presë. Shumë njerëz flasin mbi radikalizimin e opozitës, por në fakt ka patur më tepër një radikalizëm politik sesa fetar. Rusia duhet të shihet si një palë në konflikt, me të cilën mund të negociohet me interesa të dallueshme, në krahasim me Iranin, që shihet si një armik ekzistencial.

Por mbështetja e qartë e Rusisë për Asadin, e ka dëmtuar perceptimin që ajo kishte si përfaqësuese e një hapje të mundshme drejt një tranzicioni politik. Sulmet e Parisit janë shqetësuese për shumë arsye. Ata u organizuan ato nga kupola drejtuese e Shteti Islamik? A tregon dobësinë e evropianëve fluksi i madh i refugjatëve, më shumë sesa ne duam ta pranojmë?

Ata do të ndikojë tek vendimet reaktive të politikës perëndimore në Siri? A mundet Asad dhe mbështetësit e tij, t’i shfrytëzojë sulmet ndaj regjimit aktual në Damask, për t’u shfaqur si nje aleate kundër terrorizmit? Ekzistojnë çështje mjaft komplekse që do të marrin kohë për t’u qartësuar.

Pas takimeve në Vjenë, fuqitë botërore po përgatisin negociatat e reja në fillim të vitit të ardhshëm. Ata do të funksionojnë ato dhe a mund të marë pjesë edhe opozita?

Procesi i Vjenës duhet të ndodhte. Në teori, është diçka e rëndësishme që të gjitha palët e interesuara po ulen së bashku në një tryezë, por unë mendoj se renditja është e gabuar. Opozita- politike, civile dhe ushtarake- duhet të afrohet, përgatitet, dhe bashkohet rreth një platformë të vetme, para bisedimeve të reja në Vjenë dhe jo pas.

Sa për shqetësimin e opozitës, Vjena erdhi për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe mbështetjes së Iranit ndaj kësaj fushate. Kjo e bën Vjenën, të duket si një proces i ngjyrosur nga ndikimi ruso-iranian. Të kërkosh t’i bashkohesh pas faktit të kryer, është pothuajse një gjë e dështuar. OKB-ja ndërkohë është përpjekur- për një sërë arsyesh të ndërtojë njëfarë mirëbesimi mes “djemve të armatosur”, dhe kjo duket të jetë një pengesë e madhe në ecjen përpara.

Por nuk duket të jetë tepër vonë. Një Konferencë Kombëtare e një spektri sa më të gjerë opozitar, që përfshin të gjitha fushat e ndryshme të shoqërisë, është mënyra më e mirë për të siguruar një platformë të vërtetë përfaqësuese të opozitës për bisedimet. Dhe kjo është teorikisht e mundur, me lehtësitë e duhura.

Nëse nuk ndërtohet besimi i mjaftueshëm, dhe thelbi i vërtetë i opozitës së armatosur refuzon të bashkohet, negociatat do të kenë qëllime të kufizuara. Opozita e armatosur është një pjesë integrale e përcaktimit të së ardhmes Sirisë, siç janë të gjitha pakicat, shoqëria civile, akademike, komuniteti i biznesit, kryesitë fisnore, dhe shumë grupe të tjera të komunitetit dhe grupeve të interesit.

Kur të bëni bashkë të gjithë këtu grupime në një hapësirë neutrale, do të bëhet në fakt shpejt e qartë se ndjenja e përbashkët e asaj çfarë do të thotë të jesh sirian, mund ta mbajë këtë spektër të gjerë së bashku. Është përgjegjësia jonë, si komunitet ndërkombëtar, për t’i ndihmuar sirianët të mbërrijnë atje.bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY