Policia Kufitare arreston një tjetër shtetas Malez i cili do udhëtonte për në Francë nëpërmjet Shqipërisë me dokumente të falsifikuara.
Burime të policisë sqaruan se dje, Policia Kufitare në Rinas ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Malez, Diallo Cheick Oumar 25 vjeç, lindur në Mali/Bamako dhe banues në Mali/Bamako.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve dhe i vizave”.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se shtetasi Malez Diallo Cheick Oumar ka paraqitur për kontroll dhe hyrje në Republikën e Shqipërisë, dokumentin tip Pasaportë Mali Nr. BO7533288 lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i datëlindjes 19. 10. 1990 , cila në faqen Nr. 6 (gjashtë) të saj kishte një “Vizë Shqiptare” lëshuar në Kajro e tipit C, në datë 07. 11. 2015 e vlefshme deri në datë 06. 02. 2016.
Pasi dokumentacioni i paraqitur ka krijuar dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre si edhe gjatë një intervistimi të shpejtë, shtetasi i mësipërm jepte përgjigje tepër konfuze në lidhje me motivin e udhëtimit të tij dhe vendet ku do të qëndronte, është kaluar për kontroll fizik në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit të tij rezultoi se mbante fshehur në trup në xhepin e xhupit që kishte veshur Leje qëndrimi Franceze, lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i datëlindjes 19. 10. 1990, lëshuar në datë 08. 10. 2015 e vlefshme deri në datë 07. 04. 2016,dhe një Kartë identiteti Maleze lëshuar në datë 19. 03. 2015.
Në përfundim të veprimeve të para , të gjitha dokumentet e gjetura dhe paraqitur janë kaluar për ekzaminime në Laboratorin e Rinasit ku Pasaporta dhe KI Mali, leja e qëndrimit Franceze dhe viza shqiptare kanë rezultuar të falsifikuara.
Shtetasi i mësipërm Malez deklaroi se nga fillimi i muajit nëntor 2015 është takuar me një tjetër shtetas Malez që e identifikon si B. B., dhe pasi ka biseduar me të për dokumente false ai i ka thënë se mund t’i bënte dokumentet.
Shtetasi B. B., i ka shitur pasaportë Mali,Vizë shqiptare dhe një leje qëndrimi franceze false për të cilat Diallo ka paguar 5.670 dollarë USA, dhe po ky person i ka prerë edhe biletat dhe prenotimin e hotelit në Serbi Beograd, prej nga në vijim do të vazhdonte udhëtimin me lejen e qëndrimit Franceze.
Shtetasi Malez Diallo Cheick Oumar është dorëzuar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/