Berisha shpjegon akuzën për Ramën, Balla akuzën për motrën, Abazi prek hallatet

Berisha shpjegon akuzën për Ramën, Balla akuzën për motrën, Abazi prek hallatet

64
0
Shares

Ka rifilluar seanca parlamentare pas ndërprerjes por tensioni nuk është ulur.

Në fillim ka folur Berisha i cili tha se “Edi Rama duhej të kërkonte falje familjes së Havzi Nelës kur u bë kryeministër pasi i ati ka firmosur për varjen e tij. Rama nuk e bëri këtë gjë. Nëse do ta bënte nuk do ta përmendja këtë fakt pasi nuk do kisha të drejtë ta bëja këtë”.

Më pas deputeti Taulant Balla deklaroi se akuzat dhe sharjet për të dhe familjarë të tij nuk janë të vërteta. Jap dorëheqjen nëse janë të verteta, tha ai.

“Motra ime në shtëpi të vet nuk ka lidhje me shtetin dhe ka një punë. Nuk kam asgjë personale me Berishën, jam nënkryetar i grupit parlamentar të PS-së, ka dy vite që i jep të drejtën vetes që të fyejë cdokënd”, tha Balla.

“Kush ta jep të drejtën të fyesh dike që është i vdekur, i përmende kryeministrit babain. Pastaj fillove me akuzat dhe shpifje për ministrat. Në këtë sallë ke të njëtin status njësoj si ne. Ka ikur koha që mund të ndëresësh fjalën deputetëve të PS-së”, tha Balla.

Më pas deputetët demokratë i kërkuan që të ndërpriste fjalën por ai vijoi sërish derisa mikrofoni u prish sërish.

Kur Berisha i përmendi emrin Sadri Abazit ky i fundit vendosi dorën tek hallatet derisa e ndaloi deputetja Xhacka që është ngjitur tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY