Dosja Shoshori nuk ka lidhje me Berishën, u bë nga nëna e...

Dosja Shoshori nuk ka lidhje me Berishën, u bë nga nëna e zyrtarit të lartë

93
0
Shares

Ish-shefi i arkivës në ministrinë e Brendshme dhe ndërkohë studiues i arkivave, Kastriot Dervishi tha sot se dosja “Hysen Shoshori” nuk ka asnjë lidhje me Berishën sic pretendohet.

Dervishi shpjegon se janë dy dosje për të, që të dyja të paklasifikuara dhe mund të konsultohen lehtë. Dosja është bërë nga dy ish-zyrtarë të Sigurimit, njëra nëna e një zyrtari të lartë aktualisht dhe tjetra nga babai i një tjetër zyrtari të lartë të këtyre ditëve.

Ja postimi i plotë:

“Teksa po dëgjoja sot në Kuvendin e Shqipërisë (vend ideal ku me lehtësi thuhet gënjeshtra), një deputet, për kushedi të satën herë çështjen e të ndjerit Hysen Shoshori, mendova të shkruaj diçka. Për Hysen Sheshorin në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është dosja hetimore – gjyqësore nr.10.666. Përveç origjinalit të dosjes është edhe mikrofilmi (i pamanipulueshëm dhe i pandryshueshëm) i bërë në vitet ’70. Emri i Sali Berishës nuk ka lidhje me këtë proces. Çdo gjë kundër tij nuk është gjë tjetër veçse sajesë ose shpifje. Kush ka interes për këtë dosje le ta konsultojë, nuk ka qenë dhe nuk është e klasifikuar. Ndër të tjera, këtu implikohet nëna e një zyrtari të lartë të ekzekutivit të sotëm. Përveç kësaj është edhe një dosje tjetër operative në ngarkim të H.Shoshorit. Këtë e ka përgatitur një person që rezulton sot babai i një zyrtareje të lartë të ekzekutivit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY