Blushi kritikon serish ashpër qeverinë: Po i shton vuajtjet të varfërve

Blushi kritikon serish ashpër qeverinë: Po i shton vuajtjet të varfërve

46
0
Shares

Deputetit i Partisë Socialiste Ben Blushi e ka kritikuar sërish ashpër qeverinë në Kuvendin e Shqipërisë për gjendjen e varfërisë në vend dhe mungesën e modestisë. Blushi tha se problemi i qeverisë nuk është mungesa e parave, por mungesa e ideve dhe e modestisë. Ai tha gjithashtu se nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme se Rama ka frikë nga zgjedhjet, pasi sipas Blushit ai nuk po bën zgjedhje në Partinë e tij jo më të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Fjala e Blushit në Kuvend:

A është drejtësia më e shtrenjtë për të varfërit, unë them që po. A mund të gjej punë një i varfër nëse nuk është komisionerë në partitë tona, unë them që është shumë e vështirë. Kjo shumica jonë i ka tradhtuar të varfërit.

Kjo qeveri për fat të keq, nuk është vetëm ky problemi, më mirë i shkoj të vërtetës se sa partisë, për fat të keq kjo qeveri ka edhe një problem tjetër, ajo nuk është modeste dhe kur nuk je modest, ia shton vuajtjet të varfërve.

Unë nuk jam opozitar, por një nga ata që mendojnë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur… dhe unë them që nuk janë paratë që i mungojnë qeverisë, por dy gjëra të tjera: E para janë idetë dhe e dyta, modestia. Të dyja bashkë kanë më shumë vlerë dhe janë më të shtrenjta se parate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY