Është inaguruar sot rruga me emrin Azzem Hajdari në Carshi të Shkupit nëpraninë e shumë zyrtarëve të lartë të politikës shqiptare në Maqedoni, familjarë të Hajdarit dhe politikanë e zyrtarë nga Shqipëria.
Kiri Hajdari, djali i Azemit e ka përshkruar me emocion momentin e zbulimit të pllakës me emrin e të atit në qytetin e Shkupit.
Ja postimi i tij:
“Eshte nje nga ngjarjet me emocionuese te jetes sime dhe do mbetet nje kujtim i pashlyeshem, ky aktivitet ne kete lagje heroike dhe te lavdishme per te gjithe Shqiptaret. Jemi ketu sepse trimat dhe patriotet e vertet mbeshtesin njeri tjetrin dhe i dalin balle Kombit ne momentet me kritike.
Sot inagurojm rrugen jo vetem te Azemit por rrugen e lirise dhe vlerave te besimit me te mire tek ajo, per te cilen kane luftuar dhe sakrifikuar Shqiptaret nder shekuj.
Azemi me te gjithe te rinjte e Levizjes studentore 25 vite me pare ishin dhe mbeten nje model lirie dhe vlerave te idealeve te saj.
Duke ju shprehur mirenjohjen me te thelle ju falenderoj dhe nje here per patriotizmin dhe Shqiptarine qe e mbroni me kaq dinjitet nder breza”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/